Franca shpall gjendje të jashtëzakonshme të pjesshme, masa të reja pas trazirave dhe plaçkitjeve
Kryeministri francez Sébastien Lecornu u ka kërkuar të hënën bashkive në vend të vendosin shtetrrethim të pjesshëm në zona të caktuara, pas incidenteve të dhunshme të regjistruara gjatë fundjavës. Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse situata e kërkon, mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Lecornu drejtoi më herët një takim ndërministror për menaxhimin e krizës, me qëllim vlerësimin e dëmeve dhe koordinimin e reagimit të autoriteteve ndaj trazirave.
“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Forcat e rendit e kanë bërë mirë punën e tyre”, deklaroi kryeministri francez.
Ai i cilësoi ngjarjet si trazira të organizuara nga e majta ekstreme dhe elementë kriminalë, duke paralajmëruar ndjekje penale në shkallë të gjerë ndaj personave përgjegjës për aktet e dhunës.
Ndalohen tubimet në Marsejë
Ndërkohë, në qytetin e Marsejës janë njoftuar kufizime për tubimet publike, nga ora 12:00 deri në orën 20:00, në një kohë kur pritej të zhvillohej një vizitë e ministrit të Brendshëm, Laurent Nuñez.
Më vonë u bë e ditur se vizita e ministrit në qytetin jugor francez ishte shtyrë.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, është përballur me kritika për mënyrën e menaxhimit të krizës dhe, sipas raportimeve, ka paraqitur dorëheqjen e tij.
Megjithatë, Presidenti francez Emmanuel Macron nuk e ka pranuar dorëheqjen, sipas njoftimit të bërë të hënën në mëngjes.
Trazirat në Francë, Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm
Kryebashkiaku i Marsejës: Shifra për 30.000 grabitës që nga e shtuna është qesharake
Dhunë dhe trazira në Milano, mbi 200 të arrestuar pas përleshjeve mes të rinjve dhe policisë
- 13:08 Nisin përplasjet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin kapsolla, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
- 13:02 Rama përsërit thirrjen për dialog: Bujrum, kur të doni dhe ku të doni, pa kushte. Ne jemi aty!
- 13:02 Berisha-Ramës: Nuk ka dialog me ty! Jep dorëheqjen që të bëhen zgjidhje politike, kjo revoltë nuk ka kthim prapa
- 12:54 2 të vrarë me armë zjarri në Kamëz, arrestohet autori
- 12:52 Ervin Demo: E drejta për të protestuar është e garantuar, dhuna nuk justifikohet dhe shkelësit do përgjigjen para ligjit
- 12:50 Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik