Prokuroria e Tiranës ka regjistruar tre materiale kallëzuese lidhur me dhunën e policisë së ushtruar ndaj të rinjve në protestat e ditëve të fundit në kryqytet.
Në një reagim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë bën të ditur se janë regjistruar 3 materiale kallëzuese lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestave.
Materialet e regjistruara lidhen, me thyerjen e këmbës së shtetasit L.B. dhe dëmtimet në kafkë të shtetasit M.S., si dhe me veprime të tjera të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit.
“Ju bëjmë me dije se nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, janë regjistruar 3 materiale kallëzuese lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestave. Materialet e regjistruara lidhen, ndër të tjera, me ngjarjet gjatë të cilave janë dëmtuar shtetasit L.B. dhe M.S., si dhe me veprime të tjera të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit”,- thuhet në reagimin e Prokurorisë.












