• Kontakt
Monday, October 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestat e studentëve/ Rama, gjykatësve: Arrestoni të rinjtë edhe pa prova

13:32 : 19/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Protestat e vrullshme disa-ditore të studentëve e kanë dërguar kryeministrin Edi Rama pranë një momenti “shfazimi” logjik e institucional. Në një takim të zhvilluar mëngjesin e kësaj të Hëne me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ai drejtoi një kritikë të ashpër, për tërësisht anti-kushtetuese ndaj gjyqtarëve.

“Gjykata i lëshon (protestuesit) në mënyrë të papërgjegjshme, duke thënë s’ka prova dhe i kërkojnë policisë që kur lufton atje me një kriminel që po i nxjerr sytë policit t’i bëjë dhe fotografi, i kërkon policisë imazhe kur kamerat janë ndërkohë vandalizuar”, deklaroi kryeministri.

Në thelb, Rama deklaroi se gjykatat duhet të vendosin në burg të gjithë protestuesit e arrestuar nga policia, edhe pse ndaj tyre nuk ka prova.

Gjatë një jave protestash masive, efektivët e Policisë së Shtetit kanë kryer arrestime të shumta në radhët e të rinjve protestues. Pjesa më e madhe e tyre janë paraqitur në gjykatë dhe ndaj tyre është caktuar masa e “detyrimit për paraqitje”, një masë krahasimisht e lehtë përballë veprave penale që u atribuon policia dhe i ka referuar në Prokurori.

Lexo edhe:

KSHM kërkon hetim për dhunën ndaj gazetarëve në protestë

Thyerje këmbe dhe dëmtime kafke/ “Zgjohet” Prokuroria, nis hetimet për dhunën ndaj të rinjve

Në foto: Pamje nga arrestimi i një protestuesi në Tiranë

Prokurorët, e më tej gjykata, në shumicën e rasteve, nuk kanë pasur në dispozicion prova të mjaftueshme për të mbajtur studentët protestues në burg. Kjo situatë duket se nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrit Edi Rama, i cili ka menduar frikësimin si një mjet për të parandaluar protestat e shumta që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Masa e arrestit në burg është më ekstremja që parashikon legjislacioni penal në Shqipëri. Që një person të vendoset nën këtë masë do të duhet detyrimisht që të ketë kryer vepra të rënda penale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që faktet penale të lidhin dëmin me individin që i ka kryer.

Burimet e provave për të fajësuar një apo shumë individë për kryerjen e veprave penale janë të larmishme, pa u kufizuar vetëm në pamjet e kamerave të sigurisë. Masiviteti i njerëzve dhe situatave në protesta, natyrisht, e bën të vështirë identifikimin e plotë të personave që mund të përfshihen në vepra penale dhe zbulimimin e provave që mund t’i inkriminojnë.

Por, kjo vështirë praktike, nuk mund të legjitimojë kurrësesi praktikën e arrestimit të të rinjve pa prova, siç sugjeroi së fundmi kryeministri Edi Rama.

Etiketa: Edi Ramaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KSHM kërkon hetim për dhunën ndaj gazetarëve në protestë

13:31 : 19/10/2026
AKTUALITET

Thyerje këmbe dhe dëmtime kafke/ “Zgjohet” Prokuroria, nis hetimet për dhunën ndaj të rinjve

13:12 : 19/10/2026
AKTUALITET

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj të rinjve

13:11 : 19/10/2026
AKTUALITET

Asnjë prokuror në terren gjatë protestave të dhunshme/ Berisha: Prokuroria është kthyer në organizatë partie!

12:46 : 19/10/2026
AKTUALITET

“Pa dorëheqje nuk tërhiqemi”/ I riu: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët

12:44 : 19/10/2026
AKTUALITET

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

12:33 : 19/10/2026

TË GJITHA

Protestat e studentëve/ Rama, gjykatësve: Arrestoni të rinjtë edhe pa prova

13:32 : 19/10/2026

KSHM kërkon hetim për dhunën ndaj gazetarëve në protestë

13:31 : 19/10/2026

E rëndë në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy vëllezër, plagoset i treti! Arrestohet autori (EMRAT)

13:24 : 19/10/2026

DETAJE nga vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, i plagosur edhe i treti

13:23 : 19/10/2026

Thyerje këmbe dhe dëmtime kafke/ “Zgjohet” Prokuroria, nis hetimet për dhunën ndaj të rinjve

13:12 : 19/10/2026

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj të rinjve

13:11 : 19/10/2026

Vrasja e dyfishtë në Kamëz/ Viktimat vëllezër, arrestohet autori (Emri)

13:07 : 19/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com