Meloni mban takim urgjent pas fundjavës së përleshjeve të dhunshme në Milano
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të mbajë një takim urgjent sigurie pasi protestat për shkak të kostos në rritje të jetesës shpërthyen në përleshje të dhunshme në Milano.
Më shumë se 5,000 njerëz u mblodhën gjatë fundjavës. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji pasi protestuesit – shumë prej tyre me maska - hodhën gurë shtrimi, kosha plehrash dhe karrige drejt oficerëve, shkruan BBC.
“Të demonstrosh është një e drejtë. Të shkretosh qytetet tona nuk është”, tha Meloni të shtunën, duke shtuar se “huliganët” i kishin shfrytëzuar protestat për të “mbjellë kaos”.
Trazira dhe dhunë kanë shpërthyer në periferi të protestave kryesisht paqësore të udhëhequra nga të rinjtë në vende të tjera evropiane, përfshirë Francën, Spanjën dhe Shqipërinë.
Kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, tha se ishte i shqetësuar se ishte një “fenomen i ri” që “buron nga një skenar ndërkombëtar dhe për këtë arsye ushqen veten”.
Duke folur për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, ai tha se pa “vitrina të thyera dyqanesh, dyqane të plaçkitura dhe qytetarë të frikësuar”, duke shtuar se “ajo që ndodhi këtu është ajo që po shohim në shumë qytete anembanë botës”.
Përleshjet filluan të shtunën dhe vazhduan deri të dielën në Milano. Më shumë se 200 persona u arrestuan, 80% e të cilëve ishin të mitur, raportoi Ansa.
Zyra e prokurorit të qytetit ka kërkuar dënime me burg për pesë të rritur të arrestuar për plaçkitje, vandalizëm dhe rezistencë ndaj arrestimit, sipas agjencisë italiane të lajmeve AGI.
Franca shpall gjendje të jashtëzakonshme të pjesshme, masa të reja pas trazirave dhe plaçkitjeve
Trazirat në Francë, Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm
Kryebashkiaku i Marsejës: Shifra për 30.000 grabitës që nga e shtuna është qesharake
- 13:20 Protestat, Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit: Mbroni mediat, policia të mos pengojë gazetarët të bëjnë detyrën
- 13:19 Vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, zbardhet identiteti i viktimave, autori ushtarak (EMRAT)
- 13:12 Banka e Shqipërisë reagon pas dëmtimeve nga protestat: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta
- 13:11 303 të lënduar në 6 ditë protestë, Spahiu: T’i dëgjojmë dhe t’i mbrojmë fëmijët, informacioni i përgjegjshëm është thelbësor
- 13:08 Nisin përplasjet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin kapsolla dhe gurë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
- 13:06 Franca shpall gjendje të jashtëzakonshme të pjesshme, masa të reja pas trazirave dhe plaçkitjeve