Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 7-të e revoltës përfshin Shqipërinë, studentët vendosen te Ministria e Arsimit

FOTO e autorit/ Ushtaraku vret dy vëllezërit Islamaj në afërsi të repartit të Zall Herrit

FOTO e autorit/ Ushtaraku vret dy vëllezërit Islamaj në afërsi të repartit të Zall Herrit

13:36, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Bathores ditën e sotme (19 tetor), ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur. Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur pranë repartit ushtarak të Zall-Herrit, pas një konflikti.

Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa Shefqet Islamaj ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi është ushtarak dhe është arrestuar pas ngjarjes.

Deri më tani, rrethanat e konfliktit nuk janë sqaruar plotësisht. Autori ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka dhënë ende deklarime për ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco