Vrasja e 2 vëllezërve në Kamëz, policia informacion zyrtar: I plagosur rëndë edhe vëllai i tretë, autori polic ushtarak
Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e së dielës në zonën e Bathores, në Kamëz, ku dy vëllezër u vranë me armë zjarri dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Sipas njoftimit të Policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta mes Ngushëllim Manzit dhe tre vëllezërve Selam, Nazmi dhe Shefqet Islami. Debati dyshohet se është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Ngjarja u regjistrua në rrugën “Petrela”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mbërritën menjëherë pas njoftimit për të shtëna me armë.
Si pasojë, Selam Islami, rreth 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Nazmi Islami, 48 vjeç, dhe Shefqet Islami, rreth 44 vjeç, u transportuan në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 48-vjeçari nuk arriti të mbijetojë, ndërsa vëllai tjetër vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes u bë i mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, Ngushëllim Manzi, rreth 40 vjeç, i cili, sipas Policisë, është punonjës i Policisë Ushtarake.
Gjatë veprimeve hetimore, autoritetet sekuestruan edhe një pistoletë, e dyshuar si arma e përdorur në krim.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave që çuan në konfliktin me pasoja fatale.
Hetimet për rastin vijojnë.
Haxhiu: Të dëgjohen kërkesat e protestuesve në Shqipëri, nuk e mbështesim dhunën
Policia zmbraps të rinjtë me forca të shumta, shpërndahen protestuesit, një pjesë drejt ish-Bllokut
Skënder Hita letër punonjësve të policisë: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm, nuk do të jeni vetëm
- 13:45 Haxhiu: Të dëgjohen kërkesat e protestuesve në Shqipëri, nuk e mbështesim dhunën
- 13:39 Policia zmbraps të rinjtë me forca të shumta, shpërndahen protestuesit, një pjesë drejt ish-Bllokut
- 13:36 PD Vlorë denoncon ndërhyrjen e Policisë në universitet: Studentët nuk janë kriminelë, protesta nuk është krim
- 13:34 Skënder Hita letër punonjësve të policisë: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm, nuk do të jeni vetëm
- 13:32 Meloni mban takim urgjent pas fundjavës së përleshjeve të dhunshme në Milano
- 13:20 Protestat, Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit: Mbroni mediat, policia të mos pengojë gazetarët të bëjnë detyrën