Personi shihni në foto është Ngushëllim Manzi, 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake, i arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Islamaj dhe plagosjen e vëllait të tyre të tretë në Bathore, Kamëz.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme, kur pas një konflikti, Manzi dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj tre vëllezërve.
Si pasojë, Selam Islamaj, rreth 30 vjeç, dhe Nazmi Islamaj, rreth 48 vjeç, humbën jetën, ndërsa Shefqet Islamaj, rreth 44 vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ishte fqinj me tre vëllezërit, ndërsa konflikti që çoi në tragjedi dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.
Manzi u arrestua nga Policia pas ngjarjes, ndërsa arma e zjarrit, e dyshuar si e përdorur në krim, u sekuestrua. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka përdorur armën e shërbimit.
LEXO EDHE:














