Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 7-të e revoltës përfshin Shqipërinë, studentët vendosen te Ministria e Arsimit

'Ku është shoqëria civile kur dhunohen fëmijët?'/ Ylli Dylgjeri shigjeton UNICEF-in: Heshtja juaj ju bën bashkëfajtorë!

'Ku është shoqëria civile kur dhunohen fëmijët?'/ Ylli Dylgjeri shigjeton UNICEF-in: Heshtja juaj ju bën bashkëfajtorë!

13:58, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Ylli Dylgjeri/

E keni parë shoqërinë civile këto ditë? 

Ato që na bëjnë parada pawer point dhe veshje markash të stinës më të fundit? 

Ata që mblidhen në salla hotelesh me koktejle dhe faturojnë projekte sikur të kenë ndertuar hidrocentrale? 

Ku janë mbrojtësit e të drejtave?

Si ju mbyll goja bashkë me deklaratën provokatore të Komitetit Shqiptar të Helsinkit!

Megjithate sot po i drejtohem  posaçerisht UNICEF dhe përfaqësuesit të tij në Shqipëri
Murat Shahini:

Misioni juaj lidhet me mbrojtjen e flmijëve dhe promovimin e mirëqënies dë tyre. Në fondet tuaja për rrjetin ojf mike në Shqipëri nuk keni asnjë kacidhe për të hartuar një deklarate në mbrojtje të fëmijëve që po dhunohen nga policia? Apo stafi shqiptar i juaji me lidhje të afërta
me politikanët e Rilindjes dhe nomeklaturat e PPSH u dekurajojnë për një gjë të tillë?

Flisni zoti Murat Shahini se me pozat e mbrojtjes së fëmijëve e merrni dhe ju rrogën. Me këtë qetësi tuajën sot mund të quheni Uniqef.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco