Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar
Policia britanike ka arrestuar katër persona në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj një efektivi policie në Nottingham, ngjarje e regjistruar të dielën në mbrëmje.
Sipas Policisë së Nottinghamshire, oficeri mbeti i plagosur pasi u qëllua në zonën Angel Row dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të qëndrueshme.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se efektivi iu ishte afruar dy personave të dyshuar në një stacion autobusi, kur ndodhën të shtënat.
Tre persona, dy gra 27 dhe 25 vjeçe dhe një burrë 24-vjeçar, u arrestuan të dielën në mbrëmje, pasi policia ndaloi një automjet në zonën Radford të qytetit.
Gruaja 27-vjeçare dyshohet për shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve të rënda trupore dhe për posedim të një arme zjarri me qëllim rrezikimin e jetës. Ndërsa 24-vjeçari dhe gruaja 25-vjeçare dyshohen për ndihmë ndaj një personi që ka kryer vepër penale.
Një tjetër person, një burrë 30-vjeçar, u arrestua në Bedfordshire në orët e para të së hënës, nën dyshimin se kishte ndihmuar një të dyshuar për t’iu shmangur drejtësisë.
Ndihmës shefja e policisë, Claire Rukas, deklaroi se një ekip hetuesish po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Ajo përshëndeti arrestimet dhe shprehu shpresën se ato do të ndihmojnë në qetësimin e publikut, ndërsa hetuesit vijojnë marrjen në pyetje të personave të dyshuar.
Ndërkohë, policia bëri të ditur se kordoni i sigurisë i vendosur në zonën Angel Row pas të shtënave është hequr. Hetimet për ngjarjen vijojnë.
Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik
Të shtëna me armë në Britani, plagoset një oficer policie! Arrestohen 4 të dyshuar
Deputetja australiane përplaset nga një makinë, nisin hetimet për goditje të qëllimshme, autori mbante thikë
- 14:06 Nisin arrestimet e para pas mësymjes së protestuesve në Gjykatën e Apelit
- 14:02 Përshkallëzohen përplasjet në protestë, të rinjtë sulmojnë me gurë Gjykatën e Apelit dhe futen brenda
- 13:51 Vrasja e 2 vëllezërve në Kamëz, policia informacion zyrtar: I plagosur rëndë edhe vëllai i tretë, autori polic ushtarak
- 13:45 “S’ka pasur thirrje nga VV-ja për të mbështetur protestat në Shqipëri”, Haxhiu: Të dëgjohen kërkesat e protestuesve, të ndalet dhuna
- 13:39 Policia zmbraps të rinjtë me forca të shumta, shpërndahen protestuesit, një pjesë drejt ish-Bllokut
- 13:36 PD Vlorë denoncon ndërhyrjen e Policisë në universitet: Studentët nuk janë kriminelë, protesta nuk është krim