Haxhiu: Kërkesat duhet të dëgjohen nga institucionet, dhuna të ndalet nga të dyja palët
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka thënë se kërkesat e protestuesve në Shqipëri duhet të dëgjohen nga institucionet.
Haxhiu theksoi se të gjitha institucionet, përfshirë Kuvendin, Presidencën dhe Qeverinë, kanë obligimin të marrin parasysh kërkesat e studentëve dhe të tjera që mund të jenë shfaqur me kohë.
“Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet, besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e ka për obligim që t’i trajtojë kërkesat e studentëve, a janë ato që kanë dalë tash, a janë ato të shtresuara që kanë nisur para disa viteve”, ka thënë Haxhiu në një deklarim pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ajo ka thënë se dhuna duhet të ndalohet edhe nga protestuesit edhe nga Policia.
“Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën, dhuna duhet të ndalohet nga të dyja palët, mendoj që është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta, jo arroganca, mendoj që arroganca vetëm nxit këto protesta, prandaj edhe thërras me maturi, me seriozitet të tejkalohet ndasitë”, ka theksuar Haxhiu.
Ajo ka thënë se asnjëherë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë thirrje për pjesëmarrje në ato protesta dhe se nuk i takon kjo. Haxhiu ka theksuar se LVV-ja nuk mund të mbahet përgjegjëse për pjesëmarrjen e ndonjë qytetarë nga Kosova, pasi siç ka thënë si parti ka mbështetje të madhe.
Akuzat e PD për hyrjen e efektivëve në ambientet e universitetit, reagon policia e Vlorës
Nisin arrestimet e para pas mësymjes së protestuesve në Gjykatën e Apelit
Përshkallëzohen përplasjet në protestë, të rinjtë sulmojnë me gurë Gjykatën e Apelit dhe futen brenda
- 14:35 Akuzat e PD për hyrjen e efektivëve në ambientet e universitetit, reagon policia e Vlorës
- 14:21 Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar
- 14:06 Nisin arrestimet e para pas mësymjes së protestuesve në Gjykatën e Apelit
- 14:02 Përshkallëzohen përplasjet në protestë, të rinjtë sulmojnë me gurë Gjykatën e Apelit dhe futen brenda
- 13:51 Vrasja e 2 vëllezërve në Kamëz, policia informacion zyrtar: I plagosur rëndë edhe vëllai i tretë, autori polic ushtarak
- 13:39 Policia zmbraps të rinjtë me forca të shumta, shpërndahen protestuesit, një pjesë drejt ish-Bllokut