Disa prej protestuesve janë vendosur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku janë shënuar përplasje me policinë dhe shoqërime të të rinjve.
Gjatë ndërhyrjes së uniformave blu, disa protestues janë shoqëruar me makinat e policisë. Njëri prej të rinjve, teksa po futej në automjet, dëgjohet të thotë se ishte vetëm duke vrapuar.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa prej të rinjve kanë kërkuar ndihmë për të njoftuar prindërit e tyre, ndërsa personat e pranishëm kanë tentuar të ndërhyjnë për të penguar shoqërimet.
Gjatë këtij momenti, policia ka përdorur spraj ndaj një gruaje që ndodhej pranë protestuesve.
Të rinjtë e shoqëruar dyshohet se janë jo më shumë se 25 vjeç, ndërsa rrethanat e plota të ndërhyrjes policore mbeten për t’u sqaruar.












