Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë, përpara anëtarësimit në BE

19 Tetor 2026 | 14:50

Mali i Zi ka ndërmarrë hapa për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Kroacinë, të cilat mund të pengojnë ambicien e Podgoricës për t’u bërë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028.

Javën e kaluar, Zagrebi u shpërndau vendeve të tjera anëtare të BE-së një listë me tetë pika, ku renditen çështjet që kërkon të zgjidhen përpara se Mali i Zi të anëtarësohet në bllok. Shumica e mosmarrëveshjeve lidhen me ngjarje dhe pasoja të luftërave ballkanike të viteve 1990.

Kryeministri kroat, Andrej Plenković, deklaroi se vendi i tij i ka ngritur këto shqetësime prej vitesh, por sipas tij, gjatë dy viteve të fundit nuk është shënuar përparim i mjaftueshëm.

“Ka çështje që ua kemi sinjalizuar fqinjëve tanë malazezë për vite me radhë. Në dy vitet e fundit, nuk ka pasur asnjë përparim”, u shpreh Plenković, duke theksuar se Kroacia ka qenë konstruktive në bisedimet për anëtarësimin e Malit të Zi.

Megjithatë, Podgorica ka ndërmarrë hapa për të adresuar disa prej kërkesave të Zagrebit. Javën e kaluar, parlamenti malazez miratoi legjislacion për mbrojtjen e vendeve historike, një vendim që synon të përmbushë kërkesën e Kroacisë për ruajtjen e një pllake përkujtimore kushtuar viktimave kroate të kampit të paraburgimit Morinj.

Kampi, i cili drejtohej nga Ushtria Popullore Jugosllave gjatë luftërave të viteve 1990, mbetet një nga çështjet e ndjeshme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Zgjidhja e këtyre mosmarrëveshjeve pritet të ketë rëndësi për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Malit të Zi në BE. Edhe pse Podgorica synon të përfundojë procesin deri në vitin 2028, çështjet e pazgjidhura me Kroacinë mund të ndikojnë në përmbushjen e këtij objektivi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit sulmuan Gjykatën e Apelit, pamje nga dëmet e shkaktuara

Këto që po shikoni në video janë pamjet që Euronews ka siguruar nga brenda Gjykatës së Apelit, ku pak minuta më parë protestuesit hynë brenda...
14:41 | 19/10/2026

Akuzat e PD për hyrjen e efektivëve në ambientet e universitetit, reagon policia e Vlorës

Policia e Vlorës ka reaguar pas denoncimi të PD të këtij qarku për praninë e forcave të rendit në ambientet universitare, “duke argumentuar se një...
14:35 | 19/10/2026

Nisin arrestimet e para pas mësymjes së protestuesve në Gjykatën e Apelit

Kanë nisur arrestimet e para gjatë protestës në Tiranë, ku protestuesit kanë sulmuar Gjykatën e Apelit, duke thyer xhamat dhe dyert e godinës. Sipas pamjeve,...
14:06 | 19/10/2026