Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë OFICER TË SIGURISË SË PORTIT.
Drejtoria “Porti Detar” Sh.A. Sarandë ka shpallur vend vakant pune për pozicionin Oficer i Sigurisë së Portit, pranë Sektorit të Forcës së Sigurisë Portuale.
📅 Afati i fundit për aplikim: 1 NËNTOR 2026
Kriteret e arsimimit dhe përvojës profesionale
Arsimimi:
Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e Navigacionit, në Akademinë e Marinës ose në degën e Inxhinierisë Navale.
Përvoja profesionale:
Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune, preferohet në një nga pozicionet e mëposhtme:
Kapiten anijeje;
Oficer i Sigurisë në Anije;
Oficer i Sigurisë në Port;
Specialist në shoqëri që operojnë në fushën e menaxhimit të sigurisë.
Përvojë alternative:
Pranohet gjithashtu përvoja profesionale prej të paktën 7 vitesh si oficer në Forcat e Armatosura.
Të interesuarit duhet të paraqiten pranë Burimeve Njerëzore të Portit Detar Sarandë, për t’u njohur me procedurat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe datën e testimit.

Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen, kushtet dhe marrëdhënien e punës është punëdhënësi.