Shqiptarët në Francë në dorë të “Zotit”, ambasada nuk i përgjigjet as telefonave dhe as e-maileve, ambasadori Dritan Tola lë njerëzit rrugëve

“Pa përgjigje, pa dokumente dhe në mëshirë të fatit. Një shqiptar në Lion i identifikuar me inicialet E.E pretendon se ka humbur pasaportën, ka bërë denoncimin dhe ka dërguar kërkesat për leje kalimi, por ende kërkon zgjidhje. Sipas pretendimit të tij, situata është aq e rëndë sa nuk ka strehim dhe para për ushqim. Ndërkohë, telefonata të përsëritura, email-e dhe mesazhe të qytetarëve ngrenë pikëpyetje për mënyrën si marrin ndihmë shqiptarët në Francë kur përballen me urgjenca dokumentesh”

Rasti i qytetarit E.E që iu drejtua redaksisë së priza.al për të denoncuar inekzistencën e ambasadës shqiptare në Paris është tejet i rëndë dhe deri në kufinjtë e kriminales.
Ambasada Shqiptare në Paris gjendet në adresën Avenue Marceau 75116 Paris, Francë.
Numri i kontaktit të ambasadës është +33 1 47 23 31 00 ndërsa numri i emergjenës është +33 1 47233151. Gjithashtu me ambasadën shqiptare në Paris sipas faqes zyrtare të ambasadës dhe faqes së Minitrisë për Punët e Jashtme janë [email protected] dhe [email protected].
Ambasador i Shtetit Shqiptar në Paris është Dritan Tola. Natyrisht ambasadori nuk punon i vetëm. Ka një staf të tërë që paguhet me lekët e shqiptarëve që t’i shërbejnë shqiptarëve.

Rasti i shtetasit E.E dhe heshtja e ambasadës

Shtetasi E.E prej disa ditësh ka humbur pasaportën në Lyon të Francës. Sipas procedurës ka bërë denoncimin në policinë franceze ku është pajisur me procesverbalet të cilat duhet t’i dorëzontë në ambasadë. I paraqitur në ambasadë shtetasit E.E i thonë që veprimet duhet të kryhen vetëm nëpërmjet e-albania. Një absurditet me brirë pasi përse duhet e-albania kur personin e ke aty, fizikisht, të “gjallë” dhe mund të mbarosh hall.
Por jo. Qytetatri aplikoi në platformën e-albania por asnjë përgjigje prej ditësh. Këtu qytetari kërkon me patjetër ndërhyrjen e ambasadës. E ka telefonuar, i ka shkruar në ëhatsapp, I ka shkruar në email dhe nuk merr asnjë përgjigje. Ambasada Shqiptare në Paris nuk i përgjigjet qytetarëve të saj.
Po qytetarit E.E i cili po fle parqeve të Lyonit, di gjë ccfarë përgjigje t’i japë ambasadori Dritan Tola?
Redaksia e priza.al do ta ndjekë këtë çështje, deri në zgjidhjen e hallit të qytetarit E.E i cili për burokracitë e Dritan Tolës dhe stafit të tij inekzistent nuk po pajisin me leje kalimi një qytatar i cili kërkon të kthehet në vendin e tij.

 


 

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply