INEKZISTENCA E AMBASADËS NË PARIS/ Pas denoncimit tek priza.al, zgjohet ambasadori, i jep urdhër vartësve të kontrollojnë emailet dhe të zgjidhin hallin qytetar

Ditën e djeshme publikuam shqetësimin e qytetarit E.E i cili nuk po gjente zgjidhje me ambasadën Shqiptare në Paris. Rasti i djalit ishte i thjeshtë. Shqiptari E.E me banim të përkohshëm në Lyon humbi pasaportën ndërkohë që bëhej gati të kthehej në Shqipëri. Ndoqi procedurat ne xhandarmërinë franceze të cilët konfirmuan humbjen e pasaportës si dhe të faktit që denoncuesi E.E nuk kishte asnjë record kriminal në Francë apo kudo nëpër Europë. Në këto kushte e pajisën me dokumentacionin përkatës që t’i drejtohej ambasadës sonë në Paris që të merrte një leje kalimi (zëvëndësuesja e pasaportës kur kjo të humbet) dhe të kthehej në Shqipëri.

Këtu nisi një kalvar i gjatë i qytetarit E.E të cilin ambasada e la në mëshirë të fatit, parqeve të Lyonit.
As përgjigjë nuk i kthenin në tëlëfon e po ashtu as emaile.
Në këto kushte E.E iu drejtua priza.al me denoncimin përkatës

Shqiptarët në Francë në dorë të “Zotit”, ambasada nuk i përgjigjet as telefonave dhe as e-maileve, ambasadori Dritan Tola lë njerëzit rrugëve

Ajo që ndodhi më pak ishte sa e pritshme aq edhe e habitshme. Më pak se 10 orë pas publikimit të artikullit tonë, ambasada në Paris u zgjua. Mbase i pari që ka ndjerë “lagështirën” e papërgjegjshmërisë së vet ka qënë ambasadori Dritan Tola, i cili zbrazi gjithë tërbimin mbi vartësit e përgjumur të cilët sot i kthyen një përgjigje në email qytetarit E.E.
Në emailin e dërguar qytetarit i thuhej se si halli i tij zgjidhej pa asnjë komplikim.

Një përgjigje e saktë dhe një tjetër me “nerva”
Qytetari E.E u habit pasi në emalin e tij sot gjeti dy përgjigje nga ana e ambasadës Shqiptare në Paris. Në përgjigjen e parë i flitej zyrtarisht dhe i thuhej rruga që duhej te ndiqte, por emaili i dytë është më interesant. Punonjësi ose punonjësja që kthyen përgjigjen e rradhës, i drejtohen qytetarit me një gjuhë dhe logjikë që qytetarit nuk i intereson aspak. Punonjësi ankohet se kanë 100 emaile në ditë dhe për këtë arsye nuk munden me i kthy përgjigje të gjithëve. Një përgjigje imbecile që nuk i shkon një punonjësi të ambasadës, që në shtetin ku ndodhet, përfaqëson fytyrën dhe dinjitetin e Shqipërisë.

Me nerva apo pa nerva, me 10 telefonata apo me 100 emaile, me dashamirësi apo me dhëmbë të shtrënguar, halli i qytetarit u zgjidh. Do të ishte në nderin e ambasadës, ambasadorit dhe të gjithë stafit diplomatik jo vetëm në Francë por kudo ku kemi përfaqësi diplomatike, që tmos ia “fusin gjumit” por të rrinë në gadishmëri për tiu përgjigjur halleve të qytetarëve shqiptarë që janë anë e mbanë botës dhe kanë halle nga më të ndryshmet.
Rasti që trajtuam për ambasadën shqiptare në Paris dhe për përgjumjen e Dritan Tolës nuk është i vetmi. Redaksia e priza.al i bën thirrjë qytetarëve shqiptarë anë e mbanë botës që për çdo herë që ndeshin ne neglizhencën e përfaqsuesve diplomatik, t’i drejtohen priza.al pasi në kohë reale do të publikojmë shqetësimet e tyre dhe do t’I ndjekim problemet deri në zgjidhjen përfundimtare sicc bëmë me rastin e qytetarit E.E.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply