Kryesore

Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë

19:56 - 18.10.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akuzat e kryeministrit Edi Rama për përfshirje të Rusisë dhe Iranit në protestat që po zhvillohen në Shqipëri kanë sjellë një reagim nga Moska.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kundërshtuar pretendimet e kreut të qeverisë shqiptare, duke i kërkuar të mos ua atribuojë aktorëve të huaj pakënaqësinë e qytetarëve.

Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zakharova i është drejtuar drejtpërdrejt Ramës, duke theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve të brendshme i takon vetë autoriteteve shqiptare.

“Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend.

Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së.

Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”.

Reagimi i Moskës vjen në ditën e gjashtë të protestave, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, ndërsa tubimet dhe tensionet kanë prekur edhe qytete të tjera të vendit.

Deklarata e Zakharovës kundërshton versionin e paraqitur nga Rama për ndikimin e mundshëm të faktorëve të huaj në protestat kundër qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.