Kryesore

Analiza/ Kim Mehmeti: Nëse nuk jep dorëheqje dhe nuk ikën në Izrael, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë

21:00 - 18.10.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Kim Mehmeti

Policia e Shqipërisë po e mbron Piktorin duke hedhur bomba gazi helmues mbi rininë shqiptare dhe duke e qëlluar atë me plumba gome të blerë në Serbi e Izrael. Me këtë u pa se ai nuk ka blerë ilaçe, nuk ka investuar në arsim, nuk ka ndërtuar konvikte studentore…., sepse ka bërë harxhime për të paguar mercenarë, për të blerë bomba gazi lotsjellës e plumba manovre, pra për t’u bërë gati për këto ditë kur do të duhet të luftojë kundër popullit të vet.

Ndërkohë, në mbrojtje të Piktorit doli kryetari i BDI-së, duke thënë se të rinjtë e Shqipërisë janë nën ndikimin e manipulimit të qarqeve armiqsore të mëmëdheut!?

Këtë e tha njeriu që e kanë ulur në prehën qarqet politike e policore antishqiptare, këtë pra e pohoi njeriu që me aq entuziazëm iu përkushtua realizimit të projektit serbo-rus ‘Ballkani i Hapur’, njeriu që i shiti shqiptarët e Maqedonisë vetëm që familjarët e tij të mund të blejnë pasuri përrallore!

Pra, këtë e tha njeriu që më së miri dëshmon një të keqe tonën mbarëkombëtare: se edhe analfabetët tanë, edhe bardët, edhe hajdutët, edhe të ndershmit, edhe të pafytyrët e të ndërgjegjshmit…, të jenë në të njëjtin rrafsh dhe cilido prej tyre mund të vetëshpallet strateg kombëtar.

Mbase shkaku i kësaj tollovie, vëllezërit tanë të mëmëdheut, vonë e kuptuan se kishin rënë në duart e kryesuesit të ‘Alenacës së Qelbësirave’ – Piktorit, në duart e njeriut që beson se shqiptarët janë një kope kokëtulash që kurrë nuk do ta kuptojnë gënjeshtrën e tij: se është duke e murosur parajsën me muratorët e ferrit!

Pra me vonëse e pane se Kryeministri i tyre kishte harruar se deri më sot nuk ka ndodhur që ndonjë diktator ta fitojë betejën kundër studentëve dhe rinisë dhe se dallimi mes protestave në Tiranë dhe atyre perëndimore ka të bëjë me atë se rinia franceze proteston për mirëqenie, ndërsa rinia shqiptare për ta shpëtuar Shqipërinë dhe popullin shqiptar!

Ndërkohë do mbetet e paqartë si nuk u gjetë në ‘Aleancën e Qelbësirave’ një hajdut më i kthjelltë që t’i tregonte Piktoirt se heredo-kurdo populli do e kuptonte se bunkerin dhe kopshtin e lumturisë së vet në Surrel ai e kishte ndërtuar mbi tokën e një Shqipërie, të cilën e kishte bërë të pabanueshme për shqiptarët.

Siç do mbetet e pakuptimtë se si nuk mbeti një burrë i vetëm në atë paçavure të quajtur PS, që t’i thotë Piktorit se, nëse do të vazhdojë të jetojë me bindjen se pa të nuk mund të ketë Shqipëri dhe nëse nuk jep dorëheqje, ai vetëm do ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Publicisti Kim Mehmeti akuzon qeverinë se po përdor forcën dhe mjete të blera jashtë vendit për të shtypur protestat e rinisë, në vend që të investojë në arsim e mirëqenie. Ai kritikon gjithashtu mbështetjen e dhënë ndaj pushtetit nga disa liderë rajonalë, duke i quajtur protestat e të rinjve si një luftë për të shpëtuar Shqipërinë. Në përfundim, ai paralajmëron se nëse kryeministri nuk jep dorëheqje, ai rrezikon të përballet me një revoltë popullore edhe më të fortë. Unë, Xhensila Thartori, si drejtuese ekzekutive e lëvizjes Mjaft!, do të nënvizoja se retorika e përdorur në këtë shkrim bazohet mbi etiketime ekstreme dhe gjuhë të ngarkuar me emocione politike, duke shmangur një analizë racionale të fakteve. Së pari, veprimet e Policisë së Shtetit për ruajtjen e rendit publik gjatë protestave janë detyrë ligjore dhe proceduriale e çdo institucioni të sigurisë në një shtet të së drejtës, dhe jo një “betejë kundër popullit”. Së dyti, krahasimi i protestave në Shqipëri me ato perëndimore si një “luftë për ekzistencë” është një interpretim subjektiv që injoron mekanizmat demokratikë, institucionet dhe zgjedhjet e lira si të vetmet rrugë për ndryshim politik. Së fundmi, gjuha që sugjeron zgjidhje jashtë-institucionale apo përshkallëzim të dhunshëm dëmton dialogun qytetar, stabilitetin e vendit dhe vetë procesin e integrimit evropian.

    Përgjigju ↓