UEFA Regions’ Cup 2026-2027. Shqipëria do të jetë mikpritëse e ndeshjeve të grupit 6. Ja kalendari

18 Tetor 2026
17:15
Telesport
back button

Shqipëria do të jetë mikpritëse e ndeshjeve të Grupit 6 të raundit të ndërmjetëm të UEFA Regions’ Cup 2026-2027. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 29 tetor, 1 nëntor dhe 4 nëntor, nën organizimin e FSHF.

Krahas Shqipërisë, në këtë grup bëjnë pjesë Sllovakia, Italia dhe Irlanda e Veriut. Kuqezinjtë do ta nisin këtë fazë më 29 tetor, me përballjen ndaj Sllovakisë, që do të luhet në orën 14:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Më 1 nëntor, Shqipëria do të përballet me Italinë, në orën 14:00, sërish në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndërsa ndeshjen e fundit të grupit, kuqezinjtë do ta luajnë më 4 nëntor ndaj Irlandës së Veriut, në orën 13:30, po në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të gjitha ndeshjet e grupit do të zhvillohen në Shqipëri, me ndeshjet të ndara mes “Shtëpisë së Futbollit” dhe stadiumit “Luz i Vogël”.

Kalendari i ndeshjeve, UEFA Regions’ Cup
Intermediate round – Group 6

NI Eastern – Piemonte Valle d’Aosta
29 tetor, 12:00, Stadiumi Luz i Vogël

West Slovakia – Albania
29 tetor, 14:00, Shtëpia e Futbollit

West Slovakia – NI Eastern
1 nëntor, 12:00, Stadiumi Luz i Vogël

Piemonte Valle d’Aosta – Albania
1 nëntor, 14:00, Shtëpia e Futbollit

Piemonte Valle d’Aosta – West Slovakia
4 nëntor, 13:30, Stadiumi Luz i Vogël

Albania – NI Eastern
4 nëntor, 13:30, Shtëpia e Futbollit

Vetëm skuadra që e mbyll grupin në vendin e parë do të sigurojë një biletë për fazën finale të UEFA Regions’ Cup 2026-2027. Turneu final, ku do të marrin pjesë tetë skuadra, është parashikuar të zhvillohet në qershor ose në fillim të korrikut 2027, në vendin e një prej ekipeve të kualifikuara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit