Monday / October 19 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi Protesta

Rama: 2500 euro shpërblim për policët! Studentët që ushtrojnë dhunë, pa bursa dhe arsim falas

Share Share Icon

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me drejtues të Policisë së Shtetit, njoftoi se çdo efektiv i angazhuar në përballjen me protestat e dhunshme do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2500 eurosh. Sipas tij, shpërblimi do të jetë i njëjtë për të gjithë efektivët e angazhuar në terren, pavarësisht pagës apo pozicionit që mbajnë.

“Familjet tuaja meritojnë solidaritet, meritojnë respekt dhe, fatmirësisht, ministri e ka thënë më parë. Nuk është diçka që po e themi sot si rezultat i kësaj që po ndodh, sepse jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisim buxhetin e ri. Nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

Por, nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe, mbi të gjitha, për dinjitetin me të cilin ju po u dilni përballë jo vetëm këtyre, por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane fajësojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane kërkojnë që Policia e Shtetit të dorëzohet, ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front.

Nuk e vendosëm sipas pagës, por e vendosëm kështu. E njëjta shumë për të gjithë, sepse në këtë moment jeni të gjithë një dhe një për të gjithë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se familjet e të miturve që përfshihen në akte dhune gjatë protestave do të paguajnë dëmet e shkaktuara.

Gjithashtu studentët që lënë shkollën për të sulmuar efektivët e Policisë do të përballen me pasoja administrative, nuk do të përfitojnë më arsim falas, bursa apo mbështetje financiare nga shteti. Të gjithë ata mësues që nxisin nxënësit të dëmtojnë institucionet nuk kanë për ta parë me sy derën e shkollës, paralajmëroi Rama.

“U them të gjithë atyre të tjerëve që ikin nga shkolla për të dhunuar Policinë, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht, pa pasoja administrative për këtë. Nuk do të kenë arsim falas. Ata studentë që dalin dhe dhunojnë Policinë e Shtetit nuk do të kenë bursa, nuk do të kenë mbështetje financiare nga shteti.

Nëse duan të vazhdojnë universitetin, pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë, që janë fëmijët e efektivëve të Policisë apo që janë fëmijët e kujtdo që është në anën e shtetit, asnjë kokërr leku nuk do të marrin ata nga taksat e shqiptarëve, për asgjë.

Sepse me taksat e shqiptarëve do të riparojmë trotuaret, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë semaforët, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë kamerat që ata shkatërruan, tabelat, stolat.

Me taksat e shqiptarëve do të zëvendësojmë pemët. Nuk do të paguajmë nga taksat e shqiptarëve për ca djem dhe vajza që kujtojnë se u bë deti kos për Antifa-n dhe për gjithë çfarëdolloj delirantësh”, tha Rama.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Ankimohet në KPP tenderi 4.5 mln euro i FSHZH për projektet bashkiake infrastrukturore

Tenderi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), me fond limit 416.7 milionë lekë, ose rreth 4.5 milionë euro, për furnizimin me materiale ujësjell...

2 hours më parë 2 Min Lexim

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti, bie 16.2%

Eksportet i janë rikthyer rritjes së fortë në muajin shtator, të ndikuara kryesisht nga konjuktura e favorshme e çmimeve në bursat ndwrkombwtare, n...

2 hours më parë 7 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!