Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka mbetur i kënaqur nga barazimi 1-1 që skuadra e tij arriti dje ndaj Leeds jashtë fushe në Premier League. Ai e konsideron këtë pikë sit ë rëndësishme dhe si një pikë kthese për të ardhmen.
“Sigurisht që ishte një hap në drejtimin e duhur. Nëse ka ndonjë dobësi, ajo do të dilte në pah. E ndjeja para ndeshjes se lojtarët ishin gati. Nuk ishte e përsosur. Vetëbesimi ynë nuk është në nivele shumë të larta, por lojtarët u përpoqën të bënin gjërat e duhura”, tha Carrick.
Më tej, ai shtoi: “Në momente të caktuara dukeshim vërtet mirë. U mbrojtëm shumë mirë si ekip. Rivalët kanë një skuadër shumë e mirë. Të vënë në provë dhe të krijojnë shumë vështirësi. Nëse nuk je gati, dobësitë e tua dalin në pah, por mendoj se djemtë ia dolën ta përballojnë këtë.”
“Kishte padyshim përkushtim. Kjo ishte e domosdoshme sot. Nuk e vura kurrë në dyshim këtë. E prisja me padurim ndeshjen për ta parë këtë gjë; kishte vërtet vendosmëri dhe intensitet në lojën tonë”, shtoi trajneri i ‘djajve të kuq’.
“Fola me djemtë për historinë e kësaj ndeshjeje, për atë që ajo përfaqëson për tifozët dhe për klubin. Ishte një provë e vërtetë. Nuk po e teprojmë me entuziazmin, sepse nuk e fituam ndeshjen, por u ndje si një lloj fillimi i ri, duke marrë parasysh situatën ku ndodhemi”, tha Carrick.
“Djemtë kanë një dëshirë të madhe për të bërë më të mirën për njëri-tjetrin dhe për klubin. Kishte një freski. Kishim një bosht të ndryshuar, gjë që është një aspekt shumë pozitiv për ne. Bëmë një rregullim të vogël taktik, jo ndonjë ndryshim drastik. Duhej të përshtateshim me pikat e forta të kundërshtarit“, tha trajneri i United.







