Zyrtare! Protestat e studentëve në kryeqytet, Bashkia shtyn në nëntor Maratonën e Tiranës

19 Tetor 2026
12:25
Telesport
back button

E planifikuar për t’u zhvilluar këtë fundjavë, më 25 tetor, Maratona e Tiranës 2026 është shtyrë me një muaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se Maratona e Tiranës do të zhvillohet më datat 14-15 nentor.

“Maratona do të shtyhet, nuk do të anulohet. Regjistrimet e kryera mbeten në fuqi për datën e re. Na duhet pak më shumë durim sepse festa e vrapimit në Tiranë nap rete në nëntor”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Shkak i kësaj shtyrjeje është situata në kryeqytet, ku prej disa ditësh kanë nisur protestat e studentëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit