Situata është tensionuar para selisë së Partisë Socialiste, ku protestuesit kanë kaluar kordonin e forcave të rendit dhe kanë hedhur gurë e sende të forta drejt godinës, duke thyer xhamat.
Në momentet e përplasjes, nga godina e PS-së janë parë të dalin disa persona të maskuar, të pajisur me shkopinj në duar, të cilët janë drejtuar drejt protestuesve.
Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të shmangur përplasjen mes dy grupeve.
Ngjarja ndodhi ndërsa protestuesit po marshonin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e gjashtë të revoltës studentore kundër kryeministrit Edi Rama.
Sipas informacioneve paraprake, personat e maskuar që dolën nga selia e PS-së janë punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të drejtuar nga Rigers Sheqeri, njoftoi news24. a.b





