Shërbimi i specializuar për trajtimin e incidenteve me eksploziv ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, pas një alarmi të lidhur me një email kërcënues.

Sipas informacioneve paraprake, adresa elektronike nga e cila është dërguar mesazhi përmbante shkronja arabe.
Mësohet se i njëjti email u është dërguar edhe gjykatave dhe prokurorive të rretheve në vend.
Pritet që autoritetet të verifikojnë përmbajtjen e mesazhit dhe të kryejnë kontrollet përkatëse për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një kërcënim real.





