Fitorja e Milanit ndaj Atalantës, e vuajtur në minutat e fundit, nuk mundi të fshihte 15 minutat e dobëta të Pervis Estupiñán. Mbrojtësi ekuadorian u kritikua nga tifozët në stadium dhe në rrjetet sociale për një tjetër paraqitje jo bindëse.
Megjithatë, Amorim nuk duket se e ka humbur besimin tek ai: “Edhe në klubet e tjera ndodh që tifozëve të mos iu pëlqejnë shumë disa lojtarë. Duhet ta ndihmojmë Estupiñán, por edhe t’i ndihmojmë tifozët të kuptojnë se kush është ai”.
Më pas, Amorim zbuloi se mbrojtësi kishte pasur shumë kërkesa nga klube të tjera, por kishte vendosur ta mbante në skuadër: “Ju garantoj se, në fund të merkatos, kishte një radhë të gjatë skuadrash që e kërkonin. Isha unë që thashë jo. Dua që tifozët ta dinë se isha unë, personi që këmbënguli për ta mbajtur te Milani”.







