E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama hap ‘thesin’ për policët që po i ruajnë karriken e pushtetit
Lajme

Rama hap ‘thesin’ për policët që po i ruajnë karriken e pushtetit

2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një shpërblim prej 2,500 eurosh për çdo efektiv policie të angazhuar në vijën e përballjes me protestuesit. Gjatë një takimi me Policinë e Shtetit, ai bëri të ditur gjithashtu se nga 1 janari, me buxhetin e ri, parashikohet një rritje e konsiderueshme e pagave për punonjësit e policisë.

Sipas Ramës, shuma prej 2,500 eurosh do të jetë e njëjtë për të gjithë efektivët që përfshihen në këtë angazhim, pa dallime sipas nivelit të pagës.

Kryeministri pranoi se pagat e punonjësve të policisë nuk janë rritur në masën që, sipas tij, duhej të ishin rritur ndër vite, ndërsa rikujtoi masat e mëparshme për përmirësimin e trajtimit financiar të uniformave blu.

“Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim përpara disa javësh. Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritur në mënyrë të konsiderueshme”, u shpreh Rama.

Më tej, kreu i qeverisë konfirmoi shumën që, sipas tij, do të vihet në dispozicion për efektivët e angazhuar në terren.

“Ne do vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv në front. E vendosëm kështu, për të mos bërë asnjë diferencë. Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, deklaroi kryeministri.

Njoftimi vjen në një periudhë të tensionuar, pas disa ditësh protestash dhe përplasjesh në Tiranë. Megjithatë, në deklaratën e tij Rama nuk dha hollësi të mëtejshme mbi mënyrën e pagesës, afatin e shpërndarjes së shumës apo kriteret konkrete për përcaktimin e efektivëve përfitues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.