Ideologu i Putinit mbështet protestat: Populli trim shqiptar po zgjohet
Ideologu rus Aleksandër Dugini, i njohur për qëndrimet e tij në mbështetje të presidentit Vladimir Putin, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke komentuar protestat që po zhvillohen kundër qeverisë.
Në një postim në rrjetin social X, Dugini ka vlerësuar shqiptarët, duke i cilësuar si një popull interesant dhe trim. Në mesazhin e tij, ai i është referuar historisë fetare dhe identitetit të shqiptarëve, ndërsa protestat e ditëve të fundit në vend kanë tërhequr vëmendjen edhe përtej kufijve të Shqipërisë.
“Tani shqiptarët po i shfaqin ngjyrat e tyre. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), dhe islami i tyre është sufist dhe mistik.
Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Popull shumë interesant dhe trim. Ata po zgjohen tani”, shkruan Dugini në reagimin e tij.
Mesazhi i ideologut rus vjen në një moment kur Shqipëria po përjeton ditë të tensionuara, me protesta kundër qeverisë dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të Policisë.
Duke iu referuar shqiptarëve si një popull që po “zgjohet”, Dugini e ka lidhur reagimin e tij me atë që ai e paraqet si shfaqje të identitetit dhe karakterit të tyre. Megjithatë, në postimin e publikuar nuk jepen hollësi të tjera mbi qëndrimin e tij ndaj kërkesave konkrete të protestuesve apo zhvillimeve politike në vend.
Reagimi i tij shton një tjetër koment nga jashtë Shqipërisë mbi protestat e ditëve të fundit, ndërsa situata politike në vend vijon të mbetet e tensionuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




