
Sërish mesazhe përmes postës elektronike për bomba apo lëndë plasëse të vendosura në mjediset e Gjykatës dhe të Prokurorisë së Shkodrës mëngjesin e kësaj të hëne.
Ndërkohë, si edhe në raste të tjera, kanë nisur verifikimet, pasi është bërë njoftimi i uniformave blu. Mesazhe të ngjashme janë shpërndarë edhe në instiucione në qytete të tjera të Shqipërisë.




