Skip to content
19 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTI – “Hetim dhunës ndaj studentëve”, deputetja Marjana Koçeku kërkesë Trupit Diplomatik…

ShkodraWeb 19 October, 2026
marjana koceku leter trupit diplomatik 2026

Marjana Koçeku u drejtohet me letër të hapur përfaqësive diplomatike në Shqipëri: Kërkon hetim të dhunës policore ndaj studentëve dhe identifikimin e personave civilë që ndërhyjnë në protesta.

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, u ka drejtuar një letër të hapur përfaqësive më të larta diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për dhunën policore ndaj protestuesve, veçanërisht të miturve, ndalimet arbitrare dhe ndërhyrjet e personave me veshje civile, pa shenja identifikimi policor.

Letra, e datës 16 tetor 2026, i është drejtuar Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prezencës së OSBE-së, Zyrës së Këshillit të Evropës, Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe drejtuesve të misioneve diplomatike të akredituara në Shqipëri.

Në dokumentin zyrtar, Koçeku shpreh shqetësimin për përdorimin e tepruar të forcës nga policia, goditjen e protestuesve të shtrirë në tokë, keqtrajtimin gjatë ndalimeve dhe raportimet për shkelje të të drejtave të personave të shoqëruar në komisariate.

Një vëmendje të veçantë deputetja i kushton ndërhyrjeve të personave me veshje civile, pa identifikim policor, të cilët, sipas saj, kanë marrë dhe larguar me forcë protestues nga tubimet publike. Ajo kërkon sqarimin e identitetit të këtyre personave, kompetencave të tyre, bazës ligjore të ndërhyrjeve dhe zinxhirit të komandimit.

Koçeku ngre gjithashtu pikëpyetje për planifikimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e operacioneve policore, duke kërkuar që hetimet të mos kufizohen vetëm te veprimet individuale të efektivëve, por të shqyrtojnë edhe përgjegjësinë e drejtuesve të operacioneve.

Përmes gjashtë kërkesave konkrete, deputetja u bën thirrje përfaqësive ndërkombëtare të dënojnë publikisht dhunën policore, të kërkojnë hetime të menjëhershme, të pavarura dhe të paanshme, të mbrojnë të drejtat e të miturve të ndaluar dhe t’i ngrenë këto shqetësime pranë qeverisë shqiptare përmes kanaleve diplomatike.

Ajo kërkon gjithashtu ndjekjen e rezultateve të hetimeve dhe monitorimin ndërkombëtar të respektimit të të drejtave të njeriut.

Në përfundim të letrës, Koçeku thekson se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë nuk mund të ndahet nga respektimi i lirive themelore, parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës.

Sipas deputetes, reagimi institucional ndaj dhunës policore dhe ndërhyrjeve të personave të paidentifikuar do të jetë një tregues i rëndësishëm i përkushtimit të Shqipërisë ndaj standardeve demokratike dhe evropiane.

1
2
3

Post navigation

Previous: “Kemi vendosur bombë”, sërish mesazhe me postë elektronike në Gjykatën e Prokurorinë e Shkodrës…

TË FUNDIT

prokuroria shkoder

“Kemi vendosur bombë”, sërish mesazhe me postë elektronike në Gjykatën e Prokurorinë e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 October, 2026
gen z protesta 2026

OPINION – “Gen Z”, “Revolucioni i Tullave”, Shqipëria sot dhe nesër përballë të drejtës për tu shprehur

ShkodraWeb 19 October, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 tetor 2026…

ShkodraWeb 19 October, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – “Hetim dhunës ndaj studentëve”, deputetja Marjana Koçeku kërkesë Trupit Diplomatik… 19 October, 2026
  • “Kemi vendosur bombë”, sërish mesazhe me postë elektronike në Gjykatën e Prokurorinë e Shkodrës… 19 October, 2026
  • OPINION – “Gen Z”, “Revolucioni i Tullave”, Shqipëria sot dhe nesër përballë të drejtës për tu shprehur 19 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 tetor 2026… 19 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 tetor 2026… 19 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 tetor 2026… 19 October, 2026
  • NGA LEA YPI – Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë… 18 October, 2026
  • VIDEO – Vllaznia rikthehet shpejt tek humbja, mundet në Rrogozhinë nga Egnatia, gol edhe nga Gruda… 18 October, 2026
  • “Të shmanget dhuna”, protestat në vend, reagon KMSH: Institucionet t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve! 18 October, 2026
  • “Me studentët deri në fund”, presidenti i BSPSH- së Gëzim Kalaja, pozicionon zyrtarisht sindikatën… 18 October, 2026
  • NGA DOM MARK PASHJKA – Duhen dëgjuar e jo dhunuar…! 18 October, 2026
  • “Shpallni zgjedhje të parakohshme!”, protestat në Shqipëri, IDU thirrje qeverisë Rama… 18 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

marjana koceku leter trupit diplomatik 2026

DOKUMENTI – “Hetim dhunës ndaj studentëve”, deputetja Marjana Koçeku kërkesë Trupit Diplomatik…

ShkodraWeb 19 October, 2026
prokuroria shkoder

“Kemi vendosur bombë”, sërish mesazhe me postë elektronike në Gjykatën e Prokurorinë e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 October, 2026
gen z protesta 2026

OPINION – “Gen Z”, “Revolucioni i Tullave”, Shqipëria sot dhe nesër përballë të drejtës për tu shprehur

ShkodraWeb 19 October, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 tetor 2026…

ShkodraWeb 19 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.