Sherri që shkaktoi vrasjen e dy vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj dhe plagosjen e tjetrit Shefqet Islamaj nga Ngushëllim Manzi në Bathore, dyshohet se nisi për murin rrethues që po ndërtohej nga vëllezërit.
Sipas banorëve të zonës, në momentin që ka mbërritur një betoniere, autori ka kundërshtuar që aty të hidhej beton dhe mes tyre ka nisur debati duke përfunduar në përdorimin e armës.
Raportohet se fqinjët e tjerë deklarojnë ndër të tjera se ata nuk kanë pasur debate të mëparshme, ndërsa shpesh herë shiheshin edhe nën shoqërinë e njëri-tjetrit.











