Monday / October 19 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota

Nafta bie mbi 2% pas vendimit të Trump për lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Share Share Icon

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 2% të hënën, duke u tërhequr nga nivelet më të larta në pesë muaj, pasi presidenti amerikan Donald Trump vendosi të lehtësojë disa sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë, një masë që mund të rrisë furnizimet me karburante në tregjet ndërkombëtare.

Nafta Brent ra me 2.08%, në 107.57 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) humbi 1.92%, duke zbritur në 99.46 dollarë për fuçi, sipas Reuters.

Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që lehtëson sanksionet dhe tarifat kryesore të vendosura ndaj Moskës, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se administrata do të përdorë deri në 60 ditë për të vlerësuar ndikimin ekonomik të masave.

Vendimi vjen pas një marrëveshjeje mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin për eksportimin e naftës diesel drejt Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. Furnizimet pritet të nisin me rreth 2.3 milionë fuçi këtë muaj, për të arritur më pas në 7.6 milionë fuçi në muaj.

Ndërkohë, tregjet e energjisë vijojnë të përballen me ndërprerje të furnizimeve nga Lindja e Mesme. Sulmet ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit kanë reduktuar ndjeshëm transportin e naftës nga Gjiri Persik.

Sipas të dhënave të kompanisë Kpler, eksportet e naftës nga rajoni ranë në rreth 8.5 milionë fuçi në ditë gjatë javës së kaluar, nga mbi 20 milionë fuçi në ditë një javë më parë.

Pavarësisht rënies së fundit, çmimet mbeten pranë niveleve më të larta të muajve të fundit, ndërsa pasiguria mbi furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia vazhdon të ndikojë tregtinë globale të energjisë.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Azi / Bota /

Ekonomia e Kinës përshpejton ritmin, rritet me 4.5%

Rritja ekonomike e Kinës u përshpejtua në 4.5% në tremujorin e tretë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasi kërkesa e fortë ng...

5 hours më parë 5 Min Lexim

Epoka e makinave pa shofer mbërrin në Europë, Zagrebi hap rrugën për robotaksitë

Kryeqyteti kroat, Zagrebi, po shndërrohet në një pikë të rëndësishme të zhvillimit të transportit autonom në Europë. Një automjet që lëviz pa ndërh...

5 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!