Pas denoncimit në Saranda Web, merr zgjidhje problemi i 80-vjeçarit nga Delvina: Hipotekohet pallati

Pas denoncimit në Saranda Web, merr zgjidhje problemi i 80-vjeçarit nga Delvina: Hipotekohet pallati

Një problem shumëvjeçar me hipotekimin e një pallati në Delvinë ka marrë zgjidhje pas denoncimit publik të një 80-vjeçari në Saranda Web. Godina, për të cilën i moshuari kishte ngritur akuza të rënda lidhur me pengesat në procesin e regjistrimit të pronës, tashmë është hipotekuar.

Rasti u bë publik gjatë protestës së banorëve të Delvinës përpara Bashkisë Sarandë, ku 80-vjeçari, përveç shqetësimeve për transportin në linjën Delvinë–Sarandë, denoncoi edhe problemin e hipotekimit të godinës.

Në deklaratën e tij për Saranda Web, i moshuari ngriti pretendime të rënda, duke akuzuar drejtues të institucioneve vendore se i kishin kërkuar dy hyrje të pallatit në këmbim të përfundimit të procedurave të hipotekimit.

I ndodhur në një gjendje të rënduar emocionale, ai shprehu dëshpërimin për zvarritjen e çështjes, duke paralajmëruar edhe veprime ekstreme nëse problemi nuk do të merrte zgjidhje.

Denoncimi i publikuar nga Saranda Web solli reagimin e drejtoreshës së Kadastrës, Lerena Goxhobelli, e cila përmes një videomesazhi theksoi se pretendimet për korrupsion duhet të adresohen pranë institucioneve kompetente, në mënyrë që të hetohen dhe verifikohen.

Tashmë, pas publikimit të denoncimit dhe reagimeve që pasuan, procesi i hipotekimit të pallatit ka përfunduar, duke i dhënë zgjidhje shqetësimit të ngritur publikisht nga 80-vjeçari.

Nuk e imagjinoja kurrë se kalvari vuajtjeve të mia për hipotekimin e pronës time do të ishte kaq i shpejtë dhe kaq i thjeshtë, ka thënë ai sot për Saranda Web

Ky rast dëshmon rëndësinë e denoncimit publik dhe të vëmendjes mediatike ndaj problemeve të qytetarëve, veçanërisht kur ata përballen me zvarritje të gjata administrative.

Saranda Web do të vijojë t’u japë zë shqetësimeve të qytetarëve dhe të ndjekë rastet e denoncuara deri në sqarimin apo zgjidhjen e tyre.

Shikoni denoncimin e mëparshëm të 80-vjeçarit: https://youtu.be/YACczfcDeP8

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.