Skip to content
19 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOM VLASH PALAJ – Rinia, si me të drejtë, si pa të drejtë, ka gjithmonë të drejtë…

ShkodraWeb 17 October, 2026
vlash palaj protesta 2026

Protestat e këtyre ditëve, këmbëngulja e të rinjve, zemërimi i akumuluar, dhuna e pësuar dhe përplasjet mes palëve janë dëshmi e një emergjence kombëtare, pasojë e degradimit të thellë qeverisës dhe politik.

Aktorët politikë kanë humbur çdo integritet moral. Korrupsioni, arroganca e pushtetit dhe shkëputja nga realiteti i qytetarëve kanë arritur në një pikë të pajustifikueshme. Çdo këmbëngulje për të ruajtur pushtetin me çdo kusht nuk është gjë tjetër veçse benzinë mbi zjarr.

Në këto rrethana, të qëndrosh në pushtet nuk asht ma qëndrueshmëri politike, por këmbëngulje në marrëzi. Si asht e mundun që pas muajsh protestash, zemërimi qytetar dhe përplasjesh, të mos ketë asnji dorëheqje? Kanë shkodranët nji shprehje: “Kështu ndodh kur bahet magjypi pashë.”

Siç duket, etja për pushtet dhe arroganca e kanë verbu krejtësisht kupolën politike. Dorëheqjet janë tashmë domosdoshmëri, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita. Askush, nga klasa politike, nuk mund të pretendojë pafajësi përballë kësaj situate.

Ndërkohë, përdorimi i integrimit europian si alibi për çdo dështim politik asht fyerje e randë për inteligjencën kombëtare. Nuk e dua një Europë, rrugën drejt së cilës të ma tregojnë pikërisht politikanët ma të korruptuem të kontinentit.

Europa nuk mund të jetë mburojë e korrupsionit, por duhet të jetë fundi i tij. Nuk ka liri pa sakrificë, dhe sot të rinjtë tanë po e paguejnë shtrenjtë çmimin e saj. Zoti i mbroftë e dalshin faqebardhë! /Nga Dom Vlash PALAJ, publikuar në facebook/

Post navigation

Previous: Policia e Shkodrës arreston 3 persona, mes tyre një 15- vjeçar që kreu akte të dhunshme para bashkisë
Next: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 18 tetor 2026…

TË FUNDIT

skene krimi shirit policie

EMRAT – Konflikti banal i merr jetën 2 vëllezërve, plagoset i treti, arrestohet autori, efektiv i Policisë Ushtarake

ShkodraWeb 19 October, 2026
full hd.05_12_40_22.Still085

VIDEO E PLOTË – “Nuk do të jenë më pjesë e shtetit”, protestat, kryeministri Rama paralajmëron mësuesit

ShkodraWeb 19 October, 2026
marjana koceku leter trupit diplomatik 2026

DOKUMENTI – “Hetim dhunës ndaj studentëve”, deputetja Marjana Koçeku kërkesë Trupit Diplomatik…

ShkodraWeb 19 October, 2026

TË FUNDIT

  • EMRAT – Konflikti banal i merr jetën 2 vëllezërve, plagoset i treti, arrestohet autori, efektiv i Policisë Ushtarake 19 October, 2026
  • VIDEO E PLOTË – “Nuk do të jenë më pjesë e shtetit”, protestat, kryeministri Rama paralajmëron mësuesit 19 October, 2026
  • DOKUMENTI – “Hetim dhunës ndaj studentëve”, deputetja Marjana Koçeku kërkesë Trupit Diplomatik… 19 October, 2026
  • “Kemi vendosur bombë”, sërish mesazhe me postë elektronike në Gjykatën e Prokurorinë e Shkodrës… 19 October, 2026
  • OPINION – “Gen Z”, “Revolucioni i Tullave”, Shqipëria sot dhe nesër përballë të drejtës për tu shprehur 19 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 tetor 2026… 19 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 tetor 2026… 19 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 tetor 2026… 19 October, 2026
  • NGA LEA YPI – Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë… 18 October, 2026
  • VIDEO – Vllaznia rikthehet shpejt tek humbja, mundet në Rrogozhinë nga Egnatia, gol edhe nga Gruda… 18 October, 2026
  • “Të shmanget dhuna”, protestat në vend, reagon KMSH: Institucionet t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve! 18 October, 2026
  • “Me studentët deri në fund”, presidenti i BSPSH- së Gëzim Kalaja, pozicionon zyrtarisht sindikatën… 18 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

skene krimi shirit policie

EMRAT – Konflikti banal i merr jetën 2 vëllezërve, plagoset i treti, arrestohet autori, efektiv i Policisë Ushtarake

ShkodraWeb 19 October, 2026
full hd.05_12_40_22.Still085

VIDEO E PLOTË – “Nuk do të jenë më pjesë e shtetit”, protestat, kryeministri Rama paralajmëron mësuesit

ShkodraWeb 19 October, 2026
marjana koceku leter trupit diplomatik 2026

DOKUMENTI – “Hetim dhunës ndaj studentëve”, deputetja Marjana Koçeku kërkesë Trupit Diplomatik…

ShkodraWeb 19 October, 2026
prokuroria shkoder

“Kemi vendosur bombë”, sërish mesazhe me postë elektronike në Gjykatën e Prokurorinë e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.