Një video me një numër të rinjsh të shtrirë në dysheme ne kushte mizerabël është publikuar sot nga shumë burime. Përballë tyre qëndrojnë tre policë, ndërsa të rinjtë janë të shtrirë në pllaka në kushte mizerabël.
Nuk është ende e qartë nëse është një ambient i policisë në Tiranë ose një sallë brenda ministrisë së Arsimit. Por kjo nuk e bën më pak të rëndë ngjarjen.
Të rinjtë janë protestues, disa prej atyre qindra që janë dhunuar mizorisht këto tri ditë.





