Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Policia nuk ka detyrë mbrojtjen e qeverisë

17/10/2026
DITA 125/ Qytetarët kundër qeverisë, nuk largohen nga Kryeministria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sami Neza

Kam qenë dëshmitar në 35 vite si gazetar në shumicën e ngjarjeve me policë në Tiranë. Por nuk kam mundur të gjej diçka të ngjashme me atë që më kanë parë sytë që nga e hëna me policinë e Tiranës: një trupë policore për tu urryer, për tiu kundërvënë, për t’u ndeshur me të si me një hajdut, me një rrugaç, me një kriminel. 

Si mundet një njeri me uniformë policie e cila me ligj por edhe me etikë nuk afilohet me qeverinë pasi është diçka si sistemi i drejtësisë, të lëshojë kaq zemërim, kaq dhumë urrejtje ndaj protestuesve përballë, qytetarë të Tiranës, studentë 20 vjeçarë e adoleshentë të gjimnazeve.

Çfarë e bën këtë polic të urrejë qytetarin kaq shumë. Ai është roja ynë. Pse duhet të na urrejë kaq shumë ai që i kemi besuar të na ruajë. 

Kush e ka vendosur policin në armiqësi me njerëzit. Përgjigju Ervin Demo, mos bëlbëzo. Ke qenë zv/rektor Universiteti dhe asnjë polic nuk ka rrahur kaq shumë studentët sa i ke rrahur ti, as policët e diktaturës në 90. Atëherë në dy ditë përleshje 9, 10 dhjetor, pati 35 studentë të dëmtuar nga shkopinj gome, asnjë me këmbë të thyer. 

A janë palë policët me qytetarët apo pjesë së të tërës. A janë policët ata që u dalin për zot vetëm gjysmës së qytetatëve apo të gjithëve. Çfarë kanë mësuar në Akademinë e Policisë, çfarë curricule kanë atje, kush janë pedagogët. Çfarë kontratash bëjnë kur nisin punën. Pse ata janë kaq të vullnetshëm kundër protestuesve dhe sekserë me shitësit e qeseve të kokainës, cigareve te kanabisit, hajdutëve në lagje, të fortëve që ndërtojnë pa leje, banditëve që iu bien në qafë të ndershmëve, të dënuarve që i fshihen burgut, një rradhe të gjatë me rekorde penale të cilët menaxhohen me respekt prej kësaj trupe policore që ia kemi besuar sigurinë. 

Çfarë duhet të bëjmë kur të dalim në protestë, jo kundër policisë por kundër qeverisë, çfarë të mbajmë me vete nëse fashoja që ruan distancën e fshin atë dhe me shkopinj gome, helm, ujë, shqelma na lëshohet me tërbim, na bën për spital, na mbyll gojën, na qëllon me shkop në kokë, me shqelm në shtyllë kurrizore, na godet fort dhe pasi na godet i pari, e bëjnë zakonin një pas një apo në grup edhe dhjetë të tjerë. Është polici apo organizatë e qeverisë së korruptuar, që u mbajt në këmbë e vijon të mbahet nga bandat me të harbuara të drogës dhe krimit. 

Sponsorizuar

Nëse nuk është organizatë pse shtyp protestën me çdo mjet. Ç’punë ka policia me protestën, me pjesëmarrësit, me zemërimin e njerëzve. Policia duhet të ruajë objektet dhe njerëzit nëse e kanë këtë nevojë. Ajo ka të njëjtën distancë si me qeverinë, si me protestuesit. 

Si mund të ketë uniformë polici një person që i thyen këmbën të riut me çizmen e punës ndërsa ai po zvarritej nga policë të tjerë, plotësisht i mundur, plotësisht i neutralizuar. Çfarë lloj specie policore, çfarë faune rritin komisariatet tona kur katër, pesë apo dhjetë policë godasin si të çmendur të rinj me shkopnj e shkelma, ku të mundin. Ne në anën tjetër çfarë duhet të bëjmë me këta njerëz të ‘ligjit’. Mendo si do të ishte bilanci mes 10 mijë protestuesve me pistoleta me plumba plastikë dhe 1000 policë me shkopinj gome. 

A e kuptojnë policët se sa e rëndë  është puna e tyre nëse qytetarët i përcaktojnë ata në anën tjetër; bëhen pluhur për pak orë bashkë me autobotët, shotganët, bombolat e gazit dhe shkopinjtë e gomës. Edhe nëse përdorin armë zjarri.

Policët nuk mund të mbrojnë qeverinë, as Edi Ramën, nuk mund të mbajnë në këmbë një qeveri që nuk e duan njerëzit, bile as një qeveri që nuk e duan gjysma e njerëzve, bile as 10 për qind e njerëzve. Është iluzion i Skënderit se mund të mbajë nën fre Tiranën, apo Shkodrën, apo Lezhën, apo Durrësin, bile as shkollën ‘Hasan Tahsini’ në Sarandë. 

Policia në këtë vend nuk përcakton shijen politike të qytetarëve. 

Ky është një mësim që mirë është ta marrësh në shkollë dhe jo kur ke rradhën e turnit. 

Nga arkivi

  • FATBARDH KADILLI/ Askush nuk del i pastër nga ujrat e ndenjura të refuzimit!
  • GENC POLLO/ Kërcënimi ushtarak i Serbisë dhe apologjetë në Tiranë
  • SALI BERISHA/ Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!
  • GENC POLLO/ Ju lutem pak vëmendje për precedentin himariot
  • ARTAN FUGA/ Mbaroi! Vijeni flamurin ne gjysme shtize sot!
  • ALBA KEPI/ Sa vlerë ka të bësh gazetari kur gjithcka është në duart e pazareve të oligarkëve?

Po ndodh

Berisha: Masat e sigurisë ndaj protestuesve, një gjykatëse në konflikt interesi

Rama miraton në qeveri vendimin. 8.2 milionë euro për policët që dhunojnë

19/10/2026
Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

19/10/2026
Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

19/10/2026
Arrestohet sekretari i PD, Erges Eskiu, Prokuroria dhe SPAK të zbresin në terren

Arrestohet sekretari i PD, Erges Eskiu, Prokuroria dhe SPAK të zbresin në terren

19/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Masat e sigurisë ndaj protestuesve, një gjykatëse në konflikt interesi

Rama miraton në qeveri vendimin. 8.2 milionë euro për policët që dhunojnë

19/10/2026
Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

19/10/2026
Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

19/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.457 artikuj gjithsej