Kur parlamenti shqiptar u “KujtimGjuzua” dhe u “SelamiJenishehrua” me lloj e soj kërpërate pasi opozita dogji mandatet, ndër rradhët e socialistëve në kuved u pa një fytyrë që nuk kishte rënë në sy më parë. Ai ishte deputeti i Elbasanit Florenc Spaho. Një deputet që mbahet mend për fotot me bluzën e stampuar me fytyrën e Ramës dhe me miqësinë me Gledjan Llaten. Por kaq. As foli ndonjëherë e as iu ndie zëri i gojës për gjithë mandatin që ishte deputet.
Pasi mbaroi deputetllëkun, ky personazh i “ngeci” në dorë socialistëve të cilët ishin të dënuar ta sistemonin me punë. Por çudia ndodhi kur zotërisë, nuk i gjetën një punë dosido, por e emëruan si drejtor të Përgjithshëm të Qëndrës Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Një drejtorllëk, që në thelb është një “ministrllek” më vete për nga rëndësia që ka ai institucion.
Aty Florenc Spaho qendroi pak, por la gjurmë…për keq natyrisht. Një drejtim analfabet i institucionit, ku e gjithë vëmëndja e drejtorit Spaho ishin vetëm tenderat. Përsonat që punonin dhe punojnë ende në administratën e QSUT kujtojnë me qesëndi bëmat e drejtor Florencit që ishte i interesuar për çdo shpenzim qoftë edhe minimal, që nuk mund të kryhej pa marrë drejtori pjesën e vet.
Por për shyqyr, nga QSUT aty ku varet jeta e miliona shqiptarëve e larguan shpejt. U mendua se kaq ishte qoka e PS për një deputet periferik si Florenc Spaho.
Por jo. Socialistët ngelën me gisht “në gojë” se Florenci mori një super “llokëm”. Ai u emërua si Administrator i Shoqerisë Illyrian Guard. Illyrian Guard u krijua nga qeveria si shoqeri “Security” për të ulur kostot e ruajtjes së institucioneve nëpërmjet tenderave që ndaheshin nëpërmjet kompanive private. Fitimet ishin dhjetra milionë euro në vit.
Florenci edhe tek Illyrian Guard, njësoj si në QSUT, u “sul” me kokë nëpër tendera dhe marrje lekësh nga shefat e sektorëve. Këtu u shtrua një pyetje mes socialistëve: “Kush e promovon Florenc Spahon”?
Albana Koçiu si “tutorja” e Florenc Spahos
Kur gjithkush përpiqej të gjente ndonjë lidhje andej nga Elbasani për Florenc Spahon, ai mesa dukej “gomarin” e kish lidhur në tjetër vend. Vënd të cilin e mbajti sekret, deri ditën e sotme që priza.al vendosi që të publikojë “tutoren” e Florenc Spahos. Ajo është as më shumë e as më pak se vetë zv kryeministrja e vendit Albana Koçiu.
Është ajo që e promovon në detyra, është Albana Koçiu që e “vjel” Florenc Spahon, është Albana Koçiu që i siguron paprekshmëri.
Përse priza.al po trajton një personazh periferik si Florenc Spaho?
Natyrisht që politika ka konjukturat e veta dhe secili përpiqet të rekrutojë sa më shumë njerëz rrreth vetes për të zgjeruar “pushtetin” personal. Dhe deri këtu ka një logjikë dhe media nuk ka përse ndërhyn. Por situatën e ndryshojnë disa burime konfidenciale të priza.al të cilat na informojnë se Albana Koçiu po lobon pas krahëve të Ramës por me njerëzit e Ramës dhe me ministren e re të Shëndetësisë znj. Klodiana Spahiu që Florenc Spahon ta rikthejnë në një ndër institucionet më të rëndësishme shëndetësore në Tiranë.
Dhe kjo do të ishte e rëndë dhe tejet kriminale për ata qindra mijëra pacientë që fati i varet nga drejtuesit e saktë dhe operacional dhe jo nga qokaxhinj dhe analfabetë.
Priza.al po informon zyrtarisht kryeministrin e vendit, që zv Kryeministrja po përpiqet të “hajë” kumbulla pas kurrizit të tij për të emëruar zarin e saj në një pozicion tejet delikat në sistemin shëndetësor.
A do të pranojë Kryeministri Edi Rama dhe zonja Klodiana Spahiu të bëhen pis nga “lëngu” i kumbullave që ha Albana Koçiu nëpërmjet duarve të Florenc Spahos?
–Vijon–
Ⓒpriza.al
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*
