Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani

Sarandë, ndërron jetë 53-vjeçari që u rrëzua nga skela. Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, 53 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, disa ditë pasi u rrëzua nga një skelë teksa ishte duke punuar.

Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, 53 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 29 shtatorit, në rrugën “Mit’hat Hoxha”, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Kapetani po punonte për lyerjen e fasadës së një banese kur u rrëzua nga skela, duke marrë plagë të rënda.

Për shkak të gjendjes kritike, 53-vjeçari u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku qëndroi në gjendje kome.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Andon Kapetani nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Humbja e tij ka sjellë dhimbje te familjarët, të afërmit dhe miqtë.

Saranda Web i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kapetani dhe të afërmve për këtë humbje të rëndë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.