Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet

Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet

Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë nis vitin e ri akademik me katër programe studimi në nivelet Bachelor dhe Master, ndërsa procesi i regjistrimeve vijon ende.

Sipas informacionit të dhënë për Saranda Web nga drejtori i Filialit të Universitetit të Tiranës në Sarandë, Dr. Dhonat Kote, në nivelin Bachelor ofrohen programet Administrim Biznesi dhe Gjuhë e Huaj – Anglisht. Në nivelin Master, studentët mund të ndjekin Masterin Profesional në Menaxhim Turizmi dhe Masterin Shkencor në Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik në Tri Gjuhë.

Deri në këtë fazë, Administrimi i Biznesit kryeson për plotësimin e kuotave. Kote bën të ditur se në këtë program janë plotësuar 70% e kuotave të pranimit, ndërsa regjistrimet po ecin mirë edhe në programet e tjera.

Meqë regjistrimet janë ende në proces, nuk është dhënë një numër përfundimtar i studentëve që do të ndjekin studimet këtë vit në filialin e Sarandës.

Programet e ofruara përfshijnë fusha që lidhen me ekonominë dhe profilin turistik të zonës, nga administrimi i biznesit dhe menaxhimi i turizmit te gjuhët e huaja dhe komunikimi ndërkulturor. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.