Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

07/09/2026
PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, zhvilluan një takim me z. Paulo Zampolli, të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Partneritetet Globale.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike përcollën qëndrimin e palëkundur të PD-së për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shprehën mbështetjen e saj për administratën e Presidentit Donald Trump.

Në takim u diskutua gjerësisht mbi situatën politike, institucionale dhe ekonomike në Shqipëri, si dhe mbi sfidat që, sipas opozitës, po cenojnë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe funksionimin normal të institucioneve.

Përfaqësuesit e PD-së theksuan se krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë krijuar një klimë të pafavorshme për investimet e huaja dhe kanë dëmtuar besimin e partnerëve ndërkombëtarë në vend. Në këtë kuadër, ata nënvizuan nevojën për një Shqipëri ku sundimi i ligjit, konkurrenca e ndershme dhe siguria juridike të jenë garanci për çdo investitor dhe qytetar.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua shqetësimit të opozitës për përqendrimin e pushtetit dhe kontrollin politik mbi institucionet. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike argumentuan se qeverisja e Edi Ramës ka krijuar një sistem ku kufijtë mes pushteteve janë dobësuar dhe ku drejtësia pengohet të bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu ajo që përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan si “axhenda Soros” në Shqipëri. Sipas tyre, kjo axhendë ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike dhe institucionale të vendit dhe ka cenuar parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një demokraci e konsoliduar dhe një shtet ligjor funksional.

Sponsorizuar

Në këtë kontekst, përfaqësuesit e PD-së ngritën shqetësimin për standardet e zgjedhjeve në Shqipëri, duke theksuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme mbeten një prej kushteve themelore për rikthimin e besimit të qytetarëve te institucionet. Ata denoncuan përdorimin e parave të paligjshme, keqpërdorimin e administratës publike për qëllime elektorale dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar si faktorë që, sipas tyre, deformojnë vullnetin e qytetarëve.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike theksuan se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë politik dhe institucional, që rikthen llogaridhënien, ndarjen dhe balancën e pushteteve, konkurrencën politike dhe integritetin e proceseve zgjedhore.

Z. Paulo Zampolli shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë me opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar që Shqipëria të ecë përpara në proceset e veta demokratike.

Partia Demokratike ritheksoi në takim se do të vijojë të jetë në krah të qytetarëve shqiptarë, në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe interesit kombëtar, si dhe në funksion të forcimit të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë historikë.r.p

Nga arkivi

  • Jorida Tabaku: Vjedhja e 1.2 mld euro të tërmetit tregon që nuk kanë cipë. Kanë grabitur e rrënuar 2 buxhete shteti 
  • “A jane dele socialistet, Rama u ben ministra shoqet e gruas dhe burrat e ish grave”
  • Ursula von der Leyen bisede me Ramen per fondet e BE per Shqiperine
  • Meta: Korrupsioni nuk kryhet më në dorë por votohet hapur në Kuvend
  • Basha takim me te semuret kronike, nuk kane asnje mbeshtetje per tu mbrojtur nga covid
  • Basha shpjegon sajesen per kaseten: Me Krushen e Madhe nder te tjera i denua Millosheviqi

Po ndodh

Bllokohet prej 3 ditësh faqja e Elisa Spiropalit në Facebook

Bllokohet prej 3 ditësh faqja e Elisa Spiropalit në Facebook

20/10/2026
DETAJET/ Policia: Atentat, u vra në një nga lagjet më të frekuentuara të Tiranës

DETAJET/ Policia: Atentat, u vra në një nga lagjet më të frekuentuara të Tiranës

20/10/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Gjendet i pajetë në makinë një person, dyshohet vrasje

20/10/2026
Balluku: Po dëmtojmë imazhin e Shqipërisë me retorikën e helmeve në Port. Pyetje asfiksuese e gazetarit Rizai për ministrin Vengu

SPAK publikon të gjitha akuzat për Belinda Ballukun, nga tenderat te korrupsioni dhe pastrimi i parave

20/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet prej 3 ditësh faqja e Elisa Spiropalit në Facebook

Bllokohet prej 3 ditësh faqja e Elisa Spiropalit në Facebook

20/10/2026
DETAJET/ Policia: Atentat, u vra në një nga lagjet më të frekuentuara të Tiranës

DETAJET/ Policia: Atentat, u vra në një nga lagjet më të frekuentuara të Tiranës

20/10/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Gjendet i pajetë në makinë një person, dyshohet vrasje

20/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.473 artikuj gjithsej