Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga risitë e vitit të ri shkollor në Shqipëri është lejimi i përdorimit të inteligjencës artificiale nga mësuesit dhe nxënësit në të gjithë sistemin parauniversitar.

Ministria e Arsimit ka hartuar një udhëzues për përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla, ku përfshihen mjete si ChatGPT, Gemini dhe platforma të tjera. Sipas dokumentit, IA duhet të shërbejë si mbështetje për procesin mësimor dhe jo të zëvendësojë aftësitë njerëzore.

Udhëzuesi u jep mësuesve mundësinë të përdorin inteligjencën artificiale për përgatitjen e materialeve mësimore, krijimin e ushtrimeve, pyetjeve dhe testeve, si edhe për vlerësimin e nxënësve në fusha të ndryshme.

Përdorimi i IA-së parashikohet në një gamë të gjerë lëndësh, nga gjuha shqipe dhe gjuhët e huaja, matematika dhe shkencat, deri te artet dhe edukimi fizik. Mjetet e inteligjencës artificiale mund të përdoren gjithashtu për përkthimin e teksteve dhe korrigjimin e gabimeve gjuhësore.

Në udhëzues jepen edhe shembuj konkretë të kërkesave që mësuesit mund t’i drejtojnë IA-së për planifikimin e një ore mësimore, duke përcaktuar temën, lëndën, klasën dhe objektivat e mësimit.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit thekson se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në përshtatjen e mësimit me nevojat e ndryshme të nxënësve.

“Në një klasë, nxënësit kanë ritme, stile, interesa dhe nevoja të ndryshme të të nxënit. Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në përgatitjen e detyrave me nivele të ndryshme vështirësie, në thjeshtimin e shpjegimeve, në krijimin e ushtrimeve shtesë për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje, ose në ofrimin e sfidave më të avancuara për nxënësit që ecin më shpejt”, thuhet në udhëzues.

Dokumenti synon gjithashtu t’i mësojë nxënësit ta përdorin IA-në në mënyrë të përgjegjshme, për kërkimin e informacionit, realizimin e projekteve dhe zhvillimin e kreativitetit.

Sponsorizuar

Megjithatë, përdorimi i këtyre teknologjive sjell edhe një sërë rreziqesh, përfshirë dezinformimin, varësinë digjitale, cenimin e privatësisë dhe përdorimin joetik të përmbajtjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Për këtë arsye, udhëzuesi vendos theks të veçantë te verifikimi i informacionit të gjeneruar nga IA, mbrojtja e të dhënave personale dhe ruajtja e rolit vendimmarrës të mësuesit.

Një tjetër çështje e rëndësishme është shmangia e plagjiaturës. Sipas Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit, përdorimi i IA-së për të kuptuar një koncept, marrë sugjerime apo përmirësuar një draft mund të jetë i pranueshëm, për sa kohë nxënësi mendon dhe e përpunon vetë materialin.

Në të kundërt, kopjimi i drejtpërdrejtë i përgjigjeve të inteligjencës artificiale konsiderohet cenim i integritetit akademik. Për të kontrolluar procesin, mësuesit mund t’u kërkojnë nxënësve të shpjegojnë mënyrën se si kanë punuar dhe jo vetëm të dorëzojnë produktin përfundimtar.

Udhëzuesi parashikon edhe masa për mbrojtjen e privatësisë. Kur përdoret IA për përgatitjen e materialeve mësimore, mësuesit dhe nxënësit duhet të anonimizojnë të dhënat, duke hequr emrat, inicialet, fotografitë, emrin e shkollës dhe çdo informacion tjetër që mund të çojë në identifikimin e një personi.

Qasja e re e Shqipërisë mbështetet në udhëzuesit e UNESCO-s për politikëbërësit në arsim, ku inteligjenca artificiale konsiderohet një mundësi për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe mbështetjen e nxënësve me nevoja të ndryshme.a.b

Nga arkivi

  • Tragjike në aksin Tepelenë-Memaliaj, 4 të vdekur në çast
  • KORÇË/ 50 vjeçari gjendet pa jetë në shtëpi, dyshimet
  • Ndërtoi pa leje në Bogë, vihet në pranga pronari
  • EMRAT/ Kapen në Itali 3 të dënuar në Shqipëri, po sillen në qelitë e Tiranës
  • SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos
  • POGRADEC/ I riu 26 vjeç i jep fund jetës në shtëpi

Po ndodh

Berisha: Masat e sigurisë ndaj protestuesve, një gjykatëse në konflikt interesi

Rama miraton në qeveri vendimin. 8.2 milionë euro për policët që dhunojnë

19/10/2026
Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

19/10/2026
Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

19/10/2026
Arrestohet sekretari i PD, Erges Eskiu, Prokuroria dhe SPAK të zbresin në terren

Arrestohet sekretari i PD, Erges Eskiu, Prokuroria dhe SPAK të zbresin në terren

19/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Masat e sigurisë ndaj protestuesve, një gjykatëse në konflikt interesi

Rama miraton në qeveri vendimin. 8.2 milionë euro për policët që dhunojnë

19/10/2026
Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

19/10/2026
Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

19/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.457 artikuj gjithsej