Kuvendi miraton me 79 vota, Klodiana Spahiun në krye të Shëndetësisë
Me 79 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi në postin e ministres e Shëndetësisë Klodiana Spahiu.
Para votimit, deputetwt e opozitws u larguan nga seanca, duke bwrw qw Spahiu tw merrte vetwm votat e mazhorancws.
Gjithashtu, me 79 vota pro, Evis Kushi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit. Po me 79 vota është miratuar edhe shkarkimi i Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë.
Kush është Klodiana Spahiu?
Spahiu është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2009, e zgjedhur me Partinë Socialiste për qarkun e Durrësit.
Gjatë karrierës parlamentare ka qenë anëtare e disa komisioneve dhe nënkomisioneve (përfshirë Komisionin për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, ku ka mbajtur edhe postin e nënkryetares), si dhe e grupeve të miqësisë parlamentare. Ka shërbyer edhe si nënkryetare e Kuvendit.
Pas dorëheqjes së Evis Salës, kryeministri Edi Rama e propozoi si ministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa presidenti Bajram Begaj dekretoi emërimin e saj më 8 shtator 2026.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




