AKTUALITET

Jashtë Kuvendit protestohet! Mbyllet seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar. Protestuesit: Deputetë frikacakë!

18:43 - 08.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar seanca e parë plenare e këtij sesioni parlamentar, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike.

Seanca u zhvillua në një atmosferë të tensionuar jashtë godinës së Parlamentit, ku qytetarët janë mbledhur në disa pika të qendrës së Tiranës dhe kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë.

Protesta e sotme shënon ditën e 101-të të rezistencës qytetare, ndërsa gjatë tubimit janë shoqëruar edhe dy protestues nga policia.

Brenda sallës së Kuvendit, deputetët zhvilluan punimet e para të sesionit të ri parlamentar, ku u diskutuan dhe u miratuan disa çështje të rendit të ditës.

 

 

Me përfundimin e seancës, deputetët kanë lënë sallën e Parlamentit, ndërsa jashtë saj qytetarët vijojnë protestën dhe thirrjet kundër qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.