Napoli, Allegri: Nuk do të ketë ndryshime taktike, do na duhet krenari dhe dëshirë

Napoli po kërkon të fshijë zhgënjimet në Serinë A, duke iu afruar fushatës së re të Ligës së Kampionëve me optimizëm. Pengesa e parë për të kaltërit do të jetë finalisti i sezonit të kaluar dhe kampioni i Premier Ligës, Arsenali. Nuk do të jetë një debutim i lehtë për Max Allegrin, i cili kthehet në kompeticionin kryesor të Evropës pasi luajti në dy finale si trajner i Juventusit.
“Po fillojmë një garë të ndryshme nga Seria A, po përballemi me nënkampionët e Evropës dhe Arteta ka bërë një punë të jashtëzakonshme. E dimë sa e vështirë do të jetë ndeshja. Duhet t’i qasemi me krenari dhe dëshirë të madhe, duke synuar një rezultat pozitiv”, tha trajneri i skuadrës italiane.
“Nuk do të ketë asnjë ndryshim taktik, McTominay dhe Anguissa do të mungojnë. Neres? Do ta shohim nesër në mëngjes nëse gjuri i tij do ta shqetësojë apo jo. Gilmour? Kam katër mesfushorë, tre prej tyre do të luajnë”, shtoi Allegri.
Humbja me Interin: “E shtuna ishte një ndeshje e shkëlqyer, e humbur për shkak të naivitetit tonë, por Interi mund të kishte thënë të njëjtën gjë. Ky është futbolli. Nesër është një garë tjetër. Evropa të jep edhe më shumë motivim dhe adrenalinë. Do të përballemi me më të mirët dhe do të na duhet teknikë e shkëlqyer. Dhe kur nuk e kemi topin, do të duhet të mbrohemi më mirë si ekip, sepse deri më tani, si kundër Comos ashtu edhe kundër Interit, kemi lënë shumë për të dëshiruar në disa raste”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




