DASH: SHBA nuk do të heqë dorë nga fushata ekonomike kundër Iranit

Botë | 1 muaj më parë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se SHBA-ja do të vazhdojë me forcë fushatën e saj ekonomike kundër Iranit.

Kjo vjen pasi Uashingtoni vendosi sanksione të reja ndaj 36 subjekteve të lidhura me sektorin e aviacionit të qeverisë iraniane, përfshirë 27 kompani ajrore iraniane.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalen në këtë përpjekje.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga fushata e Presidentit Trump për të mbyllur burimet financiare të regjimit iranian,” theksoi Pigott në një deklaratë zyrtare.

Sanksionet e reja synojnë të godasin drejtpërdrejt sektorin e aviacionit iranian, i cili sipas autoriteteve amerikane përdoret për të mbështetur aktivitetet e regjimit.

Me këto masa, SHBA-ja vazhdon politikën e presionit maksimal ekonomik ndaj Teheranit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme