Gjirokastër/Flakët përfshijnë një kanal pranë Fushës së Aviacionit, dyshohet për zjarrvënie e qëllimshme

Aktualitet | 1 muaj më parë

Një vatër zjarri u raportua pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër, duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje u nis një automjet zjarrfikës me efektivë. Me mbërritjen, u konstatua se zjarri kishte rënë në një kanal, në zonën ndërmjet Fushës së Aviacionit dhe një parcele bujqësore, ndërsa flakët po merrnin përmasa.

Efektivët zjarrfikës ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Falë ndërhyrjes në kohë, flakët nuk shkaktuan dëme në pasuri apo në ambientet përreth.

Ndërkohë, organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme