Akuzat për korrupsion dhe bastisja e zyrave, dorëhiqet nga detyra Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës

Botë | 1 muaj më parë

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravchenko, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, pas akuzave për korrupsion që çuan në bastisjen e zyrave të tij nga oficerët kundër korrupsionit gjatë fundjavës.

Sipas raportimeve të AFP, bastisjet u kryen në kuadër të një hetimi mbi një skemë të dyshuar që lidhet me qendrat e paligjshme të thirrjeve. Kravchenko ka mohuar çdo përfshirje në aktivitetet e dyshuara dhe ka deklaruar se vendimi për t’u larguar nga posti ishte politik.

Në deklaratën e tij, ai tha se nuk dëshironte që pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm të përdorej “si një instrument i konfrontimit politik”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme