Rama takon ambasadoren e re të BE-së, Sofia Moreira de Sousa
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë (8 shtator) një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, duke i uruar mirëseardhjen në Tiranë.
“Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa“, shkruan Rama në rrjetin social Instagram, teksa publikon foto nga takimi.
Ambasadorja e re e BE-së i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj para disa ditësh, ndërsa ky është takimi i parë që kryeministri Rama zhvillon me de Sousa.
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian e nisi misionin e saj diplomatik me një videomesazh përshëndetës të publikuar në rrjetet sociale, të publikuar më 4 shtator.
Përmes postimit në rrjetet sociale, kryediplomatja e BE-së shprehu entuziazmin për marrjen e kësaj detyre dhe ripërsëriti përkushtimin e bllokut për procesin e integrimit të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




