Festivali i Filmit në Venecia, Ellen Burstyn fituese e Luanit të Artë për arritjet në karrierë
Për më shumë se gjashtë dekada në skenë dhe në ekran, Ellen Burstyn, 93-vjeçare, u nderua në Festivalin e Filmit në Venecia me Luanin e Artë për arritjet në karrierë.
Në moshën 93-vjeçare, aktorja amerikane vijon të jetë aktive dhe foli për rrugëtimin e saj në kinema, ndryshimin e rolit të grave në industrinë e filmit dhe disa prej roleve që e kthyen atë në një ikonë të kinemasë amerikane.
Në programin e Festivalit të Filmit të Venecias ishte dhe “Flesh Impact”, filmi i shkurtër i Maggie Gyllenhaal, ku Burstyn interpreton një version imagjinar të Marilyn Monroe.
Por sot vëmendja kryesore zhvendoset tek Penélope Cruz dhe Javier Bardem. Çifti luan në “Bunker”, një thriller i Florian Zeller që konkurron për Luanin e Artë. Filmi rrëfen historinë e një arkitekti që pranon të ndërtojë një bunker për një miliarder, ndërsa projekti nis të vërë në pikëpyetje martesën e tij.
“Bunker” shfaqet sot, ndërsa në programin e ditës është edhe masterklasi i Ellen Burstyn, një tjetër moment i pritshëm në Festivalin e Venecias.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




