Tatimet: Arrin 140 mln euro vlera e kursyer nga tatimpaguesit që rivlerësojnë pronat me tatim 5%
Arrin në 140 mln euro shuma e kursyer për individët që kanë aplikuar për procesin e rivlerësimit të apartamenteve me tatim 5% nga 15%.
Administrata tatimore ka publikuar të dhënat, duke theksuar se vetëm 6 muaj, nga marsi në gusht 2026, 140 mln euro është vlera e kostos fiskale që tatimpaguesit kanë kursyer përmes rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Sipas Tatimeve kjo është lehtësi konkrete fiskale që ul barrën për qytetarët dhe bizneset dhe krijon përfitim të drejtpërdrejtë për tatimpaguesit.
Nga procesi i rivlerësimit mund të përfitojnë si ata individë që kërkojnë të shesin një pasuri të paluajtshme, por edhe ata që pronat i kanë regjistruar me vlerë më të ulët se tregu.
Në të dyja rastet, tatimi i llogaritur (nga diferenca e vlerës së mëparshme të regjistruar të pronës dhe vlerës së re të shitjes apo tregut, tatimi që do të paguhet do të jetë 5% nga 15% që aplikohet në periudha të zakonshme.
Sipas administratës tatimore afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 Dhjetor 2026.
Procesi i rivlerësimit nisi zbatimin në muajin shkurt 2026.
Në mënyrë të përsëritshme tatimet publikojnë të dhënat për shumat e kursyera nga individët që aplikojnë për rivlerësimin me tatim 5%. Deri në 6 gusht vlera e kursyer ishte 120.5 mln euro.
Rivlerësimi i pronës me taksë 5%, Tatimet: Deri në korrik u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









