Wednesday / October 21 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Zjarret përfshijnë Levanin dhe Himarën, qindra forca në terren për izolimin e flakëve

Share Share Icon

Zjarret kanë vijuar gjatë mbrëmjes së kaluar në disa zona të vendit, me situatën më problematike në Levan të Fierit dhe në Himarë, ku flakët kanë rrezikuar zona të banuara dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e strukturave të Emergjencave Civile, zjarrfikësve dhe Forcave të Armatosura.

Në Levan, zjarri i përhapur në disa zona përreth fshatrave të Fierit ka vijuar të jetë nën monitorim nga autoritetet. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, deklaroi nga terreni se situata mbetet problematike, ndërsa forcat operacionale po punojnë për izolimin e vatrave. Sipas tij, në operacion janë angazhuar mjete ajrore, përfshirë dy helikopterë dhe një avion “Air Tractor”.

“Po operohet me të gjitha forcat nga toka”, tha Çako, duke theksuar se prioriteti kryesor i strukturave është mbrojtja e jetës së banorëve dhe vënia nën kontroll e vatrave të zjarrit. Ai kërkoi gjithashtu hetim të rasteve të mundshme të zjarrvënieve të qëllimshme.

Në Himarë, zjarri i përhapur në zonën e banuar ka shkaktuar dëme materiale dhe ka detyruar evakuimin e disa banorëve dhe turistëve për arsye sigurie. Autoritetet raportuan se situata u përmirësua pas mesnatës, ndërsa vijoi puna për shuarjen përfundimtare të vatrave.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se në operacionet në zonën e Himarës janë angazhuar rreth 300 forca, përfshirë zjarrfikës, emergjenca civile dhe Forca të Armatosura, si dhe mjete zjarrfikëse.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile tha se vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin dhe koordinimin e ndërhyrjeve. Strukturat shtetërore kanë bërë thirrje për kujdes maksimal, pasi kushtet atmosferike dhe temperaturat e larta vijojnë të mbajnë të lartë rrezikun për përhapjen e zjarreve.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Studentët dhe pedagogët në protestë kundër kullave, pastrimit të parave dhe kushteve të mësimit

Prej një jave, në Tiranë po zhvillohen protesta të studentëve. Sot, protestës së tyre iu bashkuan edhe pedagogët, të cilët ishin të pranishëm në bu...

12 hours më parë 6 Min Lexim

FSHZH lidh kontratën 1.1 milionë euro për parkimet publike në Ksamil dhe Fushë-Studen

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) njoftoi se ka lidhur kontratën me operatorin ekonomik “T & XH” për ndërtimin e hapësirave të reja të parkim...

13 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!