Protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Rrugët e Tiranës janë mbushur plot me protestues, që vazhdojnë të instistojnë në largimin e Edi Ramës nga pushteti.
“Shqipëria kërkon revolucion”, “Bashkohuni me ne”, “Arrestoni Ramën”, ishin disa nga thirrjet e thëna në kor.
Protestuesit mbajnë në duar poankarta të ndryshme kundër qeverisë, flamuj kuq e zi dhe të UÇK-së.
Në orën 17:00 të ditës së nesërme, pritet një tjetër përballje mes deputetëve dhe protestuesve, që kanë “pushtuar” tashmë rrugët e kryeqytetit.
Shfaq Komentet (0)






